TIRANE – Kryeministri i vendit Sali Berisha komentoi sot historinë e kryesocialistit Rama në spitalin e Burrelit, disa ditë më parë nga ku lideri i opozitës deklaroi se është ftohur kur u trajtua me serum. Duke irozinuar këtë fakt, shefi i qeverisë deklaroi se “Rama është ftohur në tajare”.
Deklarata u bë sot gjatë zhvillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nga ku Berisha i kushtoi një vëmendje të veçantë reformës së socialistëve në shëndetësi.
“Shkoj në Burrel, u intersuam maksimalisht edhe ministri edhe unë dhe e falenderoi. Thotë u ftoha, gjysëm orë ndenja në reanimacion dhe thotë u ftoha. Pyes unë dhe më thonë: Jo mor jo ai është ftohur në tajare. Thotë burri ashtu.”- komenton Berisha duke qeshur dhe më pas shton “Ju lutem censurojeni, se këtë e thotë populli jo unë”
Shefi i mazhirancës akuzoi Ramën se trillon me shifrat që jep dhe e këshilloi atë që të informohet më mirë pasi me sistemin aktual gratë shtatzëna, pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk paguajnë për shërbimin e kujdesit shëndetësor.
“Organizata botërore e Shëndetësisë e vlerësoi. Rama të lexojë revistën e famshme amerikane news week, çfarë shkruan ajo për kujdesin ndaj grave shtatzëna në Shqipëri. Nuk them se s’ka vend për kritika, por jo të adaptosh nihilizmin si platformë. Nihilizmi ka vetëm një: Të shtrëngon të besosh gënjeshtrën tënde. Të firmosësh fundin intelektual.”- tha Berisha.
BERISHA PER PENSIONISTET
Ndërkohë, Berisha nga mbledhja e grupit të Partisë Demokratike sumoi kryetarin e PS duke deklaruar: Rama kur i do për vota i mashtron pensionistët, kur ata i kërkojnë gjë, u tregon uturakun. Ai e quajti “trillim i pabazë të deklarosh se pensionistët marrin ilaçe”. Sipas Berishës ilaçet e pensionistëve rimbursohen 100 % dhe nga pensioni i tyre nuk hiqet asnjë qindarkë. “Ka një gjë zoti Rama 8 vjet rresht nuk ke votuar për rritjen e pensioneve, dhe pagave"- tha kryeministri.
Kryeministri deklaroi se kur erdhi në pushtet e gjeti të falimentuar Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, me një fond total prej 5 mld lekë, ndërsa aktualisht buxheti i këtij institucioni shkon në 25 mld lekë.
Kryeministri tha se lista e rimbursimeve të ilaçeve është ndër më të pasurat në botë dhe fondi për të ka kaluar nga 3.2 mld lekë në 2005, në 8.2 mld lekë këtë vit.
BERISHA PER PROGRAMIN E PD
Berisha vlerësoi se programi do të jetë një nxitje për fuqizimin e biznesit. Ai vlerësoi se impakt pozitiv ka pasur programi për bujqësinë, i cili do të ulë koston e prodhimit dhe do të nxisë interesin për agrobiznesin.
Berisha tha se takimet me elektoratin të jenë të përditshme “Këto takime të jetë praktikë e përditshme e juaja me zgjedhësit. Ata kanë propozime dhe pyetje dhe ju duhet t’i përcillni, që të gjitha në mënyrë që të shqyrtohen në sensin më pozitiv”- tha Berisha i cili shtoi se motoja e PD-së do të jetë “Ne mbajmë premtimet tona”
“Kundërshtari është në hallin e tij më të madh dhe në ditën e tij më të vështirë. I zhytur në kaos konceptual total”- sulmoi Berisha Ramën.
BERISHA SHPIF PËR SISTEMIN SHËNDETËSOR, LEXON MANIFESTIN E KOSTA BARJABES
Në mbledhjen e grupit PD, Berisha tha se Kosta Barjaba është ortak i Ramës në disa projekte dhe për shpifjet e tij ai bazohet në manifestin e hartuar nga Bajraba.
"Zoti Rama u thotë shqiptarëve se janë rritur tarifat mjekësore të papunës, lexon Kosta Bajrabën. Kosta manifestin e ka të botuar me të famshin fatmir xhafa, paskan libër të përbashkët. Ortak i ramës në kushedi sa projekte"
Redaksia Online
(s.g/ad.ti/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com