Berisha: Ne me SHBA-në, shkëlqyer
Rama shkoi atje për vetveten  

Berisha: Ne me SHBA-në, shkëlqyer<br />Rama shkoi atje për vetveten  
TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha deklaron me zë të plotë se “marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të shkëlqyera” dhe deklarata e Ramës se ai po shkon atje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të vërtetë, është personale. Sipas tij, ajo nis që me anullimin e vizitës së Ramës për në SHBA në vitin 2011.
 
Mbrëmjen e sotme, Berisha ka hedhur në Fb, një shënim të gjatë të tijin, më saktë, një analizë të hollë për këto marrëdhënie të shoqëruar edhe më një album të pasur fotografik për të provuar sesa të ngrihta kanë qënë raportet në vitet kur ai ka qeverisur.
 
Për editorialin e tij, Berisha ngacmohet nga vizita jo dhe aq e shkurtër e Kryeministrit aktual Edi Rama këto ditë në SHBA.
 
Ai e nis shënimin e tij: “Para nisjes për në New York, në kuadrin e "marrjes fund të epokës së rrënimit", siç e ka shpallur Rama epokën 1992-2013 të pasetërve të tij në tërësi dhe vitet 2005-2013 në veçanti, ai deklaroi se një ndër qëllimet kryesore të udhëtimit të tij është përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në.
 
Dy ditë më parë, z. Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, do të deklaronte në senatin amerikan se Shqipëria është një aleat i shkëlqyer i SHBA-së.
 
Jam i sigurt se kjo deklaratë nuk ishte një reagim ndaj deklaratës qesharake të Ramës. Por e vërteta është se për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që jetojnë, SHBA-të janë miku dhe aleati strategjik më kryesor.
 
Me angazhimin direkt për çlirimin e Kosovës, SHBA-të bën të mundur që edhe ne, më së fundi, të mund të këndojmë këngën e lirisë.
 
E verteta eshte se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve këto 8 vitet e fundit kanë qënë të shkëlqyera, të ngushta dhe kanë njohur zhvillimet e tyre më kulmore.
 
Dëshmi e kësaj janë mbështetja e fuqishme, e gjithanshme, përcaktuese e SHBA-së për ftesën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi në Afganistan, bashkëpunimi i shkëlqyer i agjensive tona të sigurisë në çështje shumë të rëndësishme, dhjetëra e qindra projekte të USAID-it të financuara nga qeveria amerikane, histori të vërteta suksesi në mbarë vendin, mbështetja e qeverisë amerikane per integrimin e Shqipërisë në BE etj etj. Momenti më kulmor i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ishte vizita e pare dhe historike e Presidentit të SHBA-ve George Ë Bush.
 
Më tej, ish-Kryeministri kujton edhe vizitën e zyrtarëve të tjerë amerikanë në Shqipëri si dhe mesazhet e tyre e duke përfunduar me deklaratën e Ramës se po shkon në SHBA për të përmirësuar marrëdhëniet, e zbret atë në një nivel tjetër.
 
Berisha pohon në fund të editorialit të tij se “në të ka një të vërtetë të vogël personale. Kjo e vërtetë e vogël, të cilën Rama ka ende në memorje, lidhet me dt. 28 janar te vitit 2011, kur vetem disa ore para nisjes në Ëashington, ai u detyrua të anullojë udhëtimin e të kthente baulet nga aeroporti për shkaqe që ai i di mirë, por që në këtë udhëtim u kapërcyen.”
berisha shba 
(Shënimi dhe fotografitë e publikuara nga Berisha në Fb)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime