Berisha u shpreh se kombi shqiptar është i vetmi në botë që kufizohet me tokë shqiptare dhe se duhet të marrin fund përpjekjet për të krijuar pesë kombe shqiptare në rajonin e Ballkanit pasi një gjë e tillë nuk do të lejohet kurre nga shqiptarët, të cilet prej një shekulli jetojnë të ndarë.
Unë kam bindjen se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në Rajon. Nëse ju shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian, kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është idea sipas të cilës meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njeri- tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se, qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb, i cili padrejtësisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por, sërish albanofobia është akoma në veprim. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë 'baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptaret. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet te adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje, se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar.
Me pas, Deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti, se cili është mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?
Kryeministri Berisha: Përgjigja ime për ju është thjesht: Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, më drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më miëe me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull;
Në vitin 1992 unë kam qenë këtu në Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në Rajon. Unë ju përgjigja se, zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Sërbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë serish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në Rajonin.
Sepse, në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektiven e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb , i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva Europiane do të jetë ajo që do të siguroje një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan në BE, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi , dhe ata u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë, por në të vërtet kjo nuk po ndodhe në rajonin tonë.
BERISHA TAKON JAHJAGEN
Gjatë qëndrimit në Mynih ,kryemistri i vëndit Sali Berisha u takua dhe delegacionin e republikës Kosovës pjesëmarrës në konference që kryesohej nga presidentja Ahtifete Jahajaga. Kryemistri Berisha dhe presidentja Jahajaga vlerësuan faktin se Republika e Kosovës është shëndërruar tashmë në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit, ndërsa shprehen keqardhjen për fenomenenin e Albanofobisë. Sipas dy drejtuesve të lartë shteterorë kjo dukuri është tërësisht e pabazuar dhe e mbështetur në mentalitetete të tejkaluara që nuk i shërbejnë konsolidimit të paqes dhë bashkëpunimit në rajon, por edhe projekteve madhorë që lidhen me integrimin europian.
(sg/shqiptarja.com)




