MYNIH- Kryeministri Berisha ka zhvilluar në Mynih të Gjermanisë një takim me Zevendes Presidentin e SHBA, Joe Biden. “Une shfrytëzova rastin ta takoj direkt dhe ta uroj përzemërsisht për rizgjedhjen si dhe ta ftoj të vizitojë Shqipërinë. Zevendes Presidenti Biden më tha se Shqipëria është një nga vendet që ai donte më shume dhe se do ta vizitojë me kënaqësi.”- shprehet Berisha në Facebook.
Biden dhe Berisha si dhe shumë personalitete të larta botërore po marrin pjesë në konferencën e 49-të për Sigurinë në Mynih. Kryeministri Berisha shkruan më tej se Zëvendës Presidenti amerikan Biden në fjalën e tij, paraqiti bilancin e suksesshëm të mandatit të parë Obama - Biden si dhe qëndrimet e SHBA për sigurinë globale. Ai theksoi se për SHBA, Europa është aleati kryesor dhe se SHBA dhe Europa janë partnerë të domosdoshëm për njëri-tjetrin. “Europa duhet të bashkohet me SHBA për të përballuar sëbashku sfidat e sigurisë si dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut kudo në botë.
Më herët kryeministri Berisha theksoi sot po përmes Facebook se “shfrytëzova rastin për të diskutuar për TAP me disa prej zyrtareve të rëndësishëm të fushës dhe rezulton se është bindja e plotë se TAP është projekti më i leverdisshëm dhe ka shanse reale që të fillojë ndërtimi i tij brenda këtij viti!
Ndërkaq sot është bërë e ditur nga Ministra e Jashtme në Athinë se Greqia, Shqipëria dhe Itali do të firmosin më 13 shkurt marrëveshjen për gazsjellësin TAP.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com