Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori! PS-PD të bashkëpunojnë për kombin

“Berisha nuk duhet të jetë në parlament, pasi në të kundërt do të jetë një turp i madh për të gjithë ne”, kështu deklaroi analisti Frrok Çupi në Report Tv. Për Çupin Berisha është një nga liderët më të diskretituar në të historinë e politikës shqiptare.

Duke e cilësuar si ‘trurin e prishur’ të PD, Çupi tha se Basha duhet të tregojë se është në krahë të demokratëve dhe aleatëve duke i thënë stop Berishës dhe të mos e fusë në parlament apo është marrë peng nga ish kryeministri.

“Ky është një personazh qesharak e komik. Përderisa SHBA ka fakte që është minues i demokracisë dhe qëndron non stop si lugat në parti. Është koka, truri i prishur i PD, është rrënuar. Nëse Berisha do të hyjë me zor në parlament na turpëron, është turp për ne. Kështu njollos PD dhe e rrënon atë. Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”, tha Çupi.

Duke komentuar deklaratën e Jonila Godoles, sekretares së PD për ish të përndjekurit ku kërkoi distancimin e PD nga Berisha, Çupi tha se ajo është një mendje e lirë, por që fatkeqësisht nuk do të dëgjohen në parti si shumë zëra të tjerë të respektuar. Kjo sipas Çupit ndodh se PD është e ndërtuar mbrapsht dhe prej vitesh po tërhiqet zvarrë nga Berisha.

“PD është një parti e ndërtuar mbrapsht, është një parti që nuk ka mendim nuk ka personalitet dhe dinjitet, gjithë jetën është tërhequr zvarrë nga Berisha. Mendimi i Jonilës nuk pinë ujë edhe pse ka folur me mendje të hapur. Nëse Basha nuk ka krime shumë të mëdha, atëherë nuk ka pse të ketë zor dhe t’i thotë Berishës nuk do hysh në parlament. Basha është në një provë a do jetë apo jo njeriut që do të mbështete nga demokratët dhe aleatët dhe a e do të mirën e kombit”, tha Çupi.

Analisti foli edhe për bashkëpunimin PD PS duke thënë se kjo duhet të ndodh për çështjet me rendësi për vendin. Një nga pikat e bashkëpunimit për Çupin duhet të jetë edhe nisma Ballkani i Hapur dhe të mos lejojnë përçarjen e popullsisë nga liderë marksistë të Kosovës.

“Rama ka lëshuar thirrje madje edhe dje për një bashkëpunim dhe kjo duhet të ndodh në gjithçka ka vlerë për kombin duhet të jetë në favor të saj që është e përbashkët.  Duhet që opozita të jetë në favor të qeverisë për ndërtimin e strategjisë se Ballkanit të Hapur që të tërheqë pjesën tjetër e popullit që po tërhiqet nga disa marksistë të Kosovës”, tha Çupi.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ???: 03/09/2021 21:43

    ZOTI FRROK , i nderuar e mendjegjerë qofsh gjithmonë

    Përgjigju
  • Frrok: 03/09/2021 19:03

    Frrok kërma kur ka ngelur raport wcja qe te therrase ty, mjera shqypni o moj shqypni. Ta paskan kaluar honorarin shpejt pa nisur shtatori

    Përgjigju
  • LLOSHI KAJES REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/09/2021 17:16

    O Frok Çupi ke plotësisht të drejt po salheu nuk jep dorheqje se ka bër shum krime e shum vjedhje. E për ktë arsye ai ka frik. Po ska nga tja mbaj e do paguaj për gjith të zezat e tij. Zoti vonon por kurr nuk haron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim