Në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha foli për Tunelin e Llogarasë dhe hetimet e SPAK për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se ritën koston e Unazës së Madhe në 450 mln euro. Berisha tha se një kilometër rrugë sot kushton deri në 22 mln euro, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij rrugët i ndërtoi me më pak para. 

“Të vazhdojmë këtë betejë me gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Çdo të riu shqiptar i kujtoj se historia, se koha thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë, për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset. Këto ditë, Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Lloagarsë, në të cilin kanë vjedhur 50 mln euro. Kjo shumë çdo shqiptar duhet ta dijë, se është shumë më pak se një e 100 apo 1 e 200 e atyre që kanë vjedhur këtë hajdut të pafytyrë. Miq jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 mln euro për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, asnjëri prej tyre ekziston. I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedh Rama me Veliajn. Ai e dini ju miq si loti 4, janë 14 lote me të cilat Lubi Balluku me Ramën e rritën koston e ndërtimit të unazës në 450 mln euro. Unaza nga Tegu tek teknologjiku është ndërtuar para vitit 2013, cila ka qenë kosto me të gjitha ato vepra arti, 3.8 mln euro. Cila është kosto e kilometrit sot, 20-22 mln euro kilometri. Jo vetëm loti 4, çdo lot,  a ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një qeveri ndan 13 km rrugë në 14 lote, si e si, që të vjedhë, të vjedhë më shumë. Rrugët e Lubisë dhe të Ramë u shembën njëra pas tjetrës”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha sërish vetëm me një grusht militantësh në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku do ikin të tmerruar