TIRANË- Pamjet e kësaj të hënë para kryeministrisë, të protestës së radhës të thirrur nga PD dhe opozita në bulevardin “Dëshmorët e kombit” kishin vetëm dy ndryshime krahasuar me javën e kaluar.
Numri i protestuesve kishte rënë më tej, duke shënuar një tjetër rekord për pjesëmarrjen e vogël në një protestë opozitare në vend.
Dhe e dyta, Berisha, mbase për shkak të temperaturave të ulura, këtë herë rrugën nga shtëpia te protesta e bëri me makinë dhe jo më këmbë
Këtë herë kreu i PD nuk foli vetë i pari në protestë por ua la fjalën disa deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të PD e PL, ndërsa mesazhin e parë e solli nga shumë larg, atje ku thotë se u nderua si e një prej 17 zv. presidentëve të një organizate partish të djathta, CDI, edhe pse edhe ky zhvillim nuk i shtoi asnjë protestues.
“Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë. Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën",- tha Berisha.
Dhjetëra militantët para zyrës së rivalit Rama i informoi për lajmet matanë oqeanit.
“Folëm për Ukrainën, folëm për Venezuelën dhe Ramaduron",- tha Berisha.
Nga Brazili thotë se vjen më i motivuar.
“Të dashur miq, këto mesazhe janë shumë inkurajuese për ne",- tha Berisha.
Në fund preku për pezullimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, krizën më të madhe që përballet sot mazhoranca, por për Berishën është koha e thashethemeve.
“Muret kanë veshë. Juaj them unë çfarë ndodhi. I kërkoi të japë dorëheqjen, jo nuk jap dorëheqjen se pastaj do shkoj në burg. Rama i thotë po dhe . mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, që thonë se ke diktuar",- tha Berisha.
Në fjalimin pak më shumë se 20 minutësh lideri i opozitës e mbylli me mesazhin se me foltoren e dytë do të rrëzojë Ramën dhe Ballukun, duke thënë se do të largohen të tmerruar.
"Janë kapur duke vjedhur dhe prapë nuk largohen. Do i largojmë. Erdhëm këtu për të mos ikur nga ky shesh pa fitore, çdo qytetar duhet ta dijë se ky shesh do pëmbushë misionin e saj kur shqiptarët t’i largojnë këta hajdutë nga qeveria. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, shpirtit të tyre të protestës, idealeve të tyre të lirisë, të ngrihemi sepse këta hajdutë po vjedhin paratë, po vjedhin të ardhmen tonë, po shkatërrojnë Shqipërinë", tha Berisha.
Protestës iu bashkua edhe grupi parlamentar i PD, ndërsa u vu re edhe prezenca e ish-deputetit Ervin Salianji, si edhe ajo e Ilir Alimehmetit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me ironi pas protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, me pjesëmarrje të ulët.
Balla publikoi një foto me batutën se në protestë nuk erdhën dot disa nga krushqit, pasi u lodhën në dasmën e javës së kaluar, duke iu referuar protestën që zhvilloi PD një javë më parë.
“Sot nuk erdhën dot ca nga krushqit, ndoshta u lodhën në dasmën e javës së kaluar”, shkruan ai.
Një javë më parë, në protestën e parë të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë, Balla iu referua batutës së aktorit Besnik Çinari, duke shkruar: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm!”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen zëvendëskryeministres Belinda Balluku ditën që ndaj kësaj të fundit u ekzetuan masat e sigurimit personal pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, të caktuara nga GJKKO dhe të kërkuara nga SPAK në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë dhe lotin e kartër të Unazës së Madhe.
"Nuk ka popull në botë më të vjedhur se sa ne. Është poshtërim për çdo shqiptar. A e dini ju ç’do ndodhë, a e dini se këta hajdutë që janë siç janë, gëzohen kur rriten çmimet, sepse vjelin më shumë taksa. Ti vërtet paguan orizin dyfish, apo të merr taksën dyfish në orizin që blen, në qumështin që ble. Është koha t’i dalim zot vetes. Ajo çka kemi rritur është që çdo zë i yni të rrezonohet në botë, çdo përpjekje jonë të rrezonohet në botë. Të rinjtë folën këtu, janë shpresa e vetme dhe më e madhe e këtij kombi. Duhet të ngrihemi, të mbështesim",- tha Berisha.
"I kërkoi të japë dorëheqjen, jo tha, nuk jap dorëheqjen. Po ju them të vërtetën. Sepse pastaj do shkoj në burg. Kjo aludon se nuk i del zot. Ç’tu bëj mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama. Po mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija, i thotë ajo. Ke 60 mesazhe të Ervis Verberit në dosje që tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Gjatë debatit i tha dua të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese për mua, jo i thotë do shkosh vetë. Ai që mendon se Edi Rama e bën për drejtësi ndaj Ilirisë, ai mendon për budallëk. Absolutisht e bën për veten e tij. Nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Belinda Balluku, por të them të vërtetën në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Edhe pazaret në Ankara i bëri Rama",- tha Berisha.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nga protesta para Kryeministrisë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me shkeljet me tenderin për Tunelin e Llogarasë.
“Jam mësuar të flas në Kuvend para hajdutëve, do m ndjeni nëse kam një emocion ara kush. Jemi mësuar me i pa në sy dhe me u thënë ka ardhur dita që prangat duhet t’iu varen në mes të këtij sheshi nga ju, të dashur nëna që s’keni më fëmijët tuaj dhe flini gjumë me foton e tyre, të dashur bujq që punoni si në mesjetë, të dashur nxënës që gjeni universitet të mbyllura. Ka vetëm një fjalë, Rama ik. Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”, u shpreh Korreshi.
Në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha foli për Tunelin e Llogarasë dhe hetimet e SPAK për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se ritën koston e Unazës së Madhe në 450 mln euro. Berisha tha se një kilometër rrugë sot kushton deri në 22 mln euro, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij rrugët i ndërtoi me më pak para.
“Të vazhdojmë këtë betejë me gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Çdo të riu shqiptar i kujtoj se historia, se koha thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë, për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset. Këto ditë, Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Lloagarsë, në të cilin kanë vjedhur 50 mln euro. Kjo shumë çdo shqiptar duhet ta dijë, se është shumë më pak se një e 100 apo 1 e 200 e atyre që kanë vjedhur këtë hajdut të pafytyrë. Miq jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 mln euro për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, asnjëri prej tyre ekziston. I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedh Rama me Veliajn. Ai e dini ju miq si loti 4, janë 14 lote me të cilat Lubi Balluku me Ramën e rritën koston e ndërtimit të unazës në 450 mln euro. Unaza nga Tegu tek teknologjiku është ndërtuar para vitit 2013, cila ka qenë kosto me të gjitha ato vepra arti, 3.8 mln euro. Cila është kosto e kilometrit sot, 20-22 mln euro kilometri. Jo vetëm loti 4, çdo lot, a ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një qeveri ndan 13 km rrugë në 14 lote, si e si, që të vjedhë, të vjedhë më shumë. Rrugët e Lubisë dhe të Ramë u shembën njëra pas tjetrës”, tha Berisha.
Në fjalën e mbajtur në protestën që po zhvillon sonte para kryeministrisë, në të cilën pjesëmarrja edhe kësaj radhe duket e ulët, kryedemokrati Sali Berisha u mburr me zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i CDI-së. Kjo organizatë e 115 partive të djathta ka 17 zëvendëspresidentë.
"Do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, me hajdutë, që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Ju sjell këtu ju përshëndetjet e përzemërta nga udhëheqja e internacionalit të qendrës demokrate. Përfaqësues të 155 partive të qendrës së djathtë në katër kontinentet. Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar ju se keni miq më shumë se kurrë, se ju demokratë dhe demokrate në betejën e tmerrshme që përballemi nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe, të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Në këtë rast dua të shpreh mirënjohjen të gjithëve. Ai nderim që më bën CDI duke më zgjedhur në postin e lartë të zv.presidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndrueshmërinë tuaj, për guximin tuaj, për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë së demokracisë, në Shqipëri, të familjes. Tre ditë në punimet e asamblesë të përgjithshme mund t’ju them që çështjet më kryesore në ato punime ishin Ukraina parë dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës. Në agjendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, i cili njëlloj si Rama vodhët në çdo zgjedhje. Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI një vend qendror zinte edhe Shqipëria, narkodikatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë",- tha Berisha.
Në fjalën e mbajtur në protestën e PD-së që po zhvillohet përpara kryeministrisë, sekretarja e Rinisë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj, e vendosi theksin tek zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe mashtrimet në shifra të mëdha me tendera.
Ibraj e cilësoi sistemin e qeverisë si të kalbur ndërsa thotë se në spitale nuk ka mjekim për pacientët e sëmurë me kancer.
“Mesa duket tuneli i Llogarasë nuk paska pasur dritë në fund të tij, por hekura. për “Belen e pushtetin e kapur” që prej 12 vitesh po na shet zhvillim ndërsa realiteti eshte thjesht vjedhje.
Zv.kryeministrja e Shqipërisë është pezulluar nga detyra e saj, nga SPAK për korrupsion, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të kalbur. Ndërkohë që numri dy i qeverisë mblidhte miliona, shqiptarët jetojne në varfëri të thellë.
Ndërkohë që ajo nuk ngopej me para, prindërit tanë ikën të lodhur, të zhgënjyer, duke kaluar kufijtë për të na siguruar ne një shans të vogël për të ardhmen. Ndërkohë që qeveria vjedh miliona nga inceneratore inekzistent, spitalet tona nuk kanë ilaçe, onkologjiku pret mrekullinë dhe jo mbështetjen e shtetit. Sa familjare humben te dashurit e tyre nga keta hajdut qe nuk u ngopen kurre.
Dhe ndërkohë që Bela me shoke kërcenin nëpër famën e tallavasë së korrupsionit, të rinjtë tanë më të talentuar u detyruan të largoheshin, sepse ëndrrat e tyre ja u vodhen keta. Ne jemi sot këtu për bashkëmoshatarët tanë që rrezikuan jetën me gomone, që u nisën në errësirë me shpresë dhe shumë prej tyre nuk u kthyen më.
Jemi ketu per ata qe u futen ne burg per nje gardh pa leje, per ata qe u futen ne burg per dy tre fatuar dritash pa paguar, jemi ketu per ata qe u premtuan falje ne 2013 por nuk zgjati shume e kthyen Shqiperine ne ferr. Jemi këtu për gjyshërit tanë, brezin që ndërtoi këtë vend me mund, me djersë dhe sakrificë, por sot trajtohet me pensione qesharake, sikur kontributi i tyre të mos kishte vlerë.
Jemi këtu për prindërit tanë që lanë shtëpinë me dhimbje, me kokën kthyer pas dhe me zemrën e thyer, duke u larguar vetëm e vetëm që ne të mos na mungoj asgje. Jemi ketu per sistemin arsimor te deshtuar ku radhitemi te fundit ne rajon, me 60% te rinis analfabet. Tregon qarte dhe ne radhet e partise Socialiste ky sondazh.
Jemi ketu dhe per Martinin e sa te tjere si ai, qe nuk i mbrojti askush e fajtor jane ky sistem hajdutesh. Jemi ketu per familjen qe e kemi te shenjt e duan te na e prekin me ligje qe dalin kunder traditave tona. Tani ose çohemi, ose humbasim gjithçka. Ky pushtet është në cep të greminës, dhe sot është momenti t’i japim shtytjen e fundit.
Për një vend ku nuk duhet të ikësh sa me shpejt te jete e mundur. Per nje Shqiperi me mundesi e te ardhme te sigurt. Sot jemi këtu sepse Shqiperia nuk është e vjedhësve, e te paprekshmëve, e atyre që e shohin Shqipërinë si pronë personale. Ky vend është i yni. Dhe vetëm ne te bashkuar mund ta ndryshojme rrjedhen e historis. Sot flasim, sot ngrihemi dhe sot tregojmë se Shqipëria ka ende zemër, dhe gjak shqiptar që nuk pranon të nëpërkëmbet nga keta qe ditet i kane te numeruara”, tha Ibraj.
Protestës së Partisë Demokratike i është bashkuar dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
Salianji tashmë ndodhet kah demokratëve të tjerë, si Oerd Bylykbashi e Elda Hoti. Ndërkohë Sali Berisha u pa krah 2 besnikëve të tij, Flamur Noka e Klevis Balliu.
Gjatë protestës që Partia Demokratike po zhvillon mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, 2 pjesëmarrës inskenuan një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të formësuar sipas akuzave që opozita ka për dyshen qeverisëse.
Të ulur në një tavolinë, personazhet Rama dhe Balluku duket se po pijnë verë, e cila simbolizon verën e shtrenjtë që Partia Demokratike thotë se kreu i qeverisë konsumon në ambientet e kryeministrisë.
Një tjetër detaj është një valixhe në këmbët e "Ramës", në buzë të të cilës duken disa euro të dala, pavarësisht se është e mbyllur, duke simbolizuar paratë e shqiptarëve që sipas Partisë Demokratike janë vjedhur nga Rama dhe Balluku.
Siç është lajmëruar, për çdo të hënë, Partia Demokratike zhvillon protestë përpara godinës së kryeministrisë.
I pari organizim u zhvillua javën e kaluar dhe për të dytën herë radhazi, Sali Berisha dështon të grumbullojë qytetarë. Nga pamjet me dron të Report Tv, dallohet që i janë bashkuar vetëm një grusht militantësh.
Kjo protestë sipas demokratëve, është imitimi i parlamentit, ku kanë akses të gjithë deputetët, të cilëve sipas tyre iu është hequr e drejta e fjalës në parlament, si dhe hapësira e qytetarëve.
Sali Berisha i është bashkuar protestës para Kryeministrisë. Ai vjen në protestë pas vizitës në Brazil, ku mori pjesë në një forum të partive të qendrës së djathtë.
Komente













ekzistojn hala icto surreter? viva el nulo mokka!
PërgjigjuA doni leke ler molotov mo se ka ra bela ne hall
PërgjigjuTradhetari i keti kombi eshte vetem Sali Berisha dhe kerkon prap pushtet po si ka mundesi qe te gjitha te kqiat ja beri dhe vazhdon te beje ta shaje vendin e ti vetem per pushtet o drejtesi e dhjere turp
Përgjigju