Berisha, në pub me të
rinjtë pas dekreteve

Berisha, në pub me të<br />rinjtë pas dekreteve
TIRANE - Kreu i mazhorancës sidomos në mandatin e dytë qeverisës ka thyer shumë tabu të vetat, duke mësuar shumë, me gjithë moshën e shkuar që ka. Sidomos këto kohët e fundit po bën pikërisht ato gjëra të cilat ndoshta i ka ëndërruar në rininë e tij të hershme pa mundur t’i realizojë qoftë për shkak të sistemit të atëhershëm komunist, qoftë për shkak të vendimit për të qënë serioz si anëtar i PPSH pavarësisht moshës së re, qoftë dhe për shkak se ka qënë gjithnjë i mënjanuar nga argëtimi dhe i paktë i asaj kohe.

Pas hapjes së faqes së tij në rrjetin social facebook, pavarësisht akuzave ndaj rivalit të tij politik Edi Rama i cili një gjë të tillë e kishte bërë shumë kohë më parë, kreu i qeverisë Berisha ka “shijuar” dhe pabet dy netë më parë.

Teksa ka provuar relaksin pas një dite shumë të ngarkuar që konsiston me faktin e tërheqjes së minstrave të LSI dhe dërgimi i propozimeve në Presidencë për 3 ministrat e rinj, që morën dhe firmën rrfe të Nishanit me dekretet përkatëse të votuara dje në Kuvend si gjithnjë dhe me votat e të zemëruarve socialistë.

Kështu, kryeministri Berisha, në përpjekjet e tij për t’u dukur sa më i ri dhe për të qenë sa më afër tyre, ka shkuar në një pub, ku kanë qenë të pranishëm të rinjtë demokratë. “Të dashur miq, pas një dite të ngjeshur pune që filloi me vizitën time në kompaninë e përpunimit të Peshkut "Koral" dhe u mbyll me dorëzimin te Presidenti të propozimeve për ministrat e rinj, pata kënaqësinë e veçantë të jem i ftuar i të rinjve të Forumit Rinor të Fakultetit Juridik që festonin sëbashku, në një takim elektoral, në një pub afër shtëpisë sime”, shkruan në profilin e tij personal në rrjetin social Facebook Berisha.

Që e ka lidhur me fitoren e mandatit të tretë qeverisës. “Atmosfera festive, entuziazmi dhe optimizmi i madh për mandatin tonë të ri, bisedat e shkurtra por të gëzueshme dhe mbreslënëse, për mua bënë që unë të largohesha prej tyre i shplodhur dhe i frymëzuar. Për ne rinia është arkitektja e fitoreve dhe reformave tona”, shkruan Berisha.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!