Berisha në Shijak: Në tryezën time
ka vetëm prodhime shqiptare

DURRËS – Kryeministri Berisha u takua sot në Shijak të Durrësit me fermerë dhe blegtorë. Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre dhe vlerësoi maksimalisht, rëndësinë e konsumimit të produkteve shqiptare, si më të shijshmet se të çdo vendi tjetër: "Ndonjë produkt importi, veç në hyftë në mënyrë klandestine, se nuk hyn fare në shtëpinë time", - tha ai.

"Të dashur miq, çfarë tregon sot zhvillimi i bujqësisë në botë? - u tha Kryeministri fermerëve.- "Tregon se kur përqëndrohesh për ta zhvilluar jo dy apo trefishosh, por mund ta dhjetëfishosh prodhimin. Pra, duhet të kemi kurajo, duhet t’I besojmë projekteve, me anë të të cilave mund ta bëjme bujqësinë shumë më të begatë.

Ne kemi financuar grante nga 2007-ta e deri sot në 42 mijë familje, kemi subvencoonuar 35 mijë fermerë me 10 lekë për kg qumësht. Gjatë viteve të ardhshme do të trefishojmë mbështetjen për fermerët. Por ne bëmë një gjë tjetër të madhe: hoqëm çdo lloj takse dhe tarife për fermat tuaja e ka mundësi që ky të jetë i vetmi vendim që ndonjë vend ka ndërmarrë.

"Alternativa mavi" thotë që do heq tvsh-në për prodhimet e qumështit. Por ne sot kemi 343 litra qumësht për frymë dhe nëse heqim tvsh-në për qumështin që vjen nga vende të tjera, konkurenca bëhet e pandershme. "Ideja mavi" për të hequr tvsh-në për qumështin, grurin, miellin është si të rrënosh fermerët tanë. Kjo nuk do të ndodhë, nuk ka shans.

Pak vite më parë, qeveria e mëparshme zhvilloi një koncept të pabesueshëm, konceptin e zonave ku nuk duhet të investohet. Nëse ju kujtohet njeri që foli për rrugën e Kombit, si rrugën e asgjësë. Po të shihjen hartën e atyre, Shqipëria ishte vendi i asgjëjë.

Koncepti ynë është i kundërt: Këtu nuk ka tokë pa fryt. Ne po shohim çfarë progresi ka në sajë të punës suaj. Prodhojmë sot 343 litra qumësht për frymë dhe eksportojmë, prodhojmë 1 miliardë vezë dhe kemi  trefishuar eksportin e zarzavateve dhe qëllimi mbetet dhjetëfishimi, ndaj ne do vazhdojmë. Unë jam këtu sot për të dëgjuar zërin tuaj, mendimet tuaja", - theksoi Berisha duke pritur pyetjet nga pjesëmarrësit.

PYETJET NGA BLEGTORET:

Z.Kryeministër! Përse na është vonuar subvencioni këtë vit, kur vitet e tjera e kemi marrë rregullisht?

Padyshim që agjensia do të plotësojë kërkesat tuaja, por sivjet ne patëm më shumë kërkesa për subvencion, që krijuan një lloj vonese. S'ka asnjë dyshim që ju do ta merrni atë që ju takon.

Z.Berisha, ju keni ardhur tri herë në komunën tonë dhe për të gjitha ato që keni realizuar, ju për ne jeni Skënderbe i dytë i Shqipërisë.

Do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë...

Z.Kryeministër! Do të doja të sqarohesha lidhur me tvsh-në që i është caktuar grumbulluesve të qumështit, ndryshe për fermerët dhe ndryshe për fshatarët.

Unë do ta shqyrtoj propozimin tuaj dhe ankesën tuaj. Natyrsht që zbatimi i ligjit është i rëndësishëm, por nëse ka arbitraritet në të, edhe kjo do parë. Një fermë si tuajën unë kam parë në Austri, po kjo juaja është 5 herë më e madhe. Nuk e kam vizituar, por kam shijuar prodhimet e saj.     

Z.Berisha, sugjeroj nismën “Konsumoni produkte shqiptare” në të gjitha televizonet shqiptare, me qëllim që të mos vijë uji e qumështi e produktet bujqësore nga jashtë.

Ushqimet shqiptare në realitet janë më të shijshme se të çdo vendi tjetër. Unë të grantoj personalisht se ndonjë ushqim importi, veç në hyftë në mënyrë klandestine, se ndryshe nuk hyn në shtëpinë time. Këtë nismë ne duhet ta kishim marrë me kohë, por duhet ta marrim sa më shpejt tani.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi