SHKODER - Gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Sali Berisha ishte në inaugurimin e një tjetër shkolle, këtë herë në fshatin Barbullush në rrethin e Shkodrës. Në shkollën 9-vjeçare “Lush Kola”, kryeministri ashtu siç edhe kishte premtuar, vijoi t’i fliste fëmijëve “për ëndrrën Evropiane”. Ai tha se “rekomandimi për marrjen e statusit kandidat është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët” dhe se “Shqipëria tashmë është e sigurt në rrugën e integrimit Evropian.
Shefi i ekzekutivit nga Shkodra i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të opozitës për bërjen e politikës përpara fëmijëve në mjediset e shkollave.
“Arsimi është dhe do mbetet çështje kryesore në axhendën time. Ata që më qortojnë se po bëj politikë, ju them nga Bushati: Të dashur fëmijë nuk ka politikë më të rëndësishme dhe më të mirë për mua sesa të ndërtoj për ju shkollat më moderne dhe më të bukura. Ndaj dhe u them atyre që më qortojnë se politika ime më e rëndësishme është shkollimi i djemve dhe vajzave tona në shkolla. Ata vërtetë nuk votojnë por obligimi i parë janë ata.”, u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë vlerësoi infrastrukturën moderne të kësaj shkolle, duke garantuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com