Ish kryeministri, Sali Berisha në një takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka deklaruar se 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 2014 deri në vitin 2022. Sipas tij, këto shifra janë regjistruar vetëm për shqiptarët që kanë emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe shtoi se numri i tyre është edhe më i madh nëse do të përllogariten edhe vendet e tjera jashtë hapësirës ‘Shengen’.

“Në kushtet e një vendi kur kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga dhe narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Me shumë dhimbje dhe keqardhje u informoj ju dhe mbarë shqiptarët se statistikat e fundit të EUROSTAT të cilat deri në vitin 2021 informonin se 744 mijë shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të ikur drejt vendeve në BE, kjo shifër para pak ditës dhe sot janë 935 mijë shqiptarë në këto vite vetëm në vendet e BE, nuk janë përfshirë të larguarit drejt kontinenteve tjera apo hapësirën tjetër që nuk është pjesë e shengenit, Kurrë ndonjëherë në histori, ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim siç është shkretuar në këto vite.

Shqipëria po vdes me shpetjësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vetë. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin për shpëtimin e vendit. Kjo vjen nga një politikë anti-shqiptare që ndiqet ndaj këtyre njerëzve”-tha Berisha.

Ai nuk la pa përmendur edhe dosjen e ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së, duke përsëritur akuzat e tij se Rama ka korruptuar Charles McGonigal për të sulmuar opozitën. Ai shtoi se në këtë mënyrë Rama arriti të kishte nën kontroll Bashën me një dosje

“Edi Rama i  hape dosje për larje parash, Lulzim Bashës sepse Nuzi deklaroi se ka marrë 720 mijë dollarë nga Basha,. I hapi dosjen, ia mbylli pastaj duke mos e çuar në gjykatë të lartë, duke i thënë se e ka në dorë dhe se minimumi do të dënohej me 6 vite burg. Kështu e futi në xhep”- shtoi Berisha mes të tjerash.

Ndërsa gjatë një takimi të bërë me anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, Berisha bëri thirrje që qytetarët e Tiranës në orën 10:00 të ditës së mërkurë të mblidheshin rreth parlamentit gjatë mbajtjes së seancës plenare dhe t'i kërkojnë kryeministrit Edi Rama llogari mbi rolin e tij në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Berisha thirrje qytetarëve të Tiranës: Të mërkurën në orën 10:00 mblidhuni jashtë Kuvendit për t'i kërkuar llogari Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët e Tiranës të jenë të pranishëm jashtë Kuvendit në seancën e ditës së mërkurë.

“Pasnesër në orën 10:00, e kemi thirrur në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty dhe të thonë zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund t’i lihet parlamenti një krimineli si puna e tij. Të mërkurën në orën 10:00 ka urdhëruar Lindën që të përjashtojë 8 deputetë. Ne atë ditë kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën”-tha Berisha.