Berisha- Netanjahu: Projekte
në turizmëm e teknologji

Berisha- Netanjahu: Projekte <br />në turizmëm e teknologji
JERUZALEM- Në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Sali Berisha u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në takim u vlerësua miqësia midis të dy popujve, e cila më shumë se kurrë doli në pah gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptaret nuk i dorëzuan hebrenjtë e Shqipërisë dhe ata që gjetën strehë aty, por i mbrojtën duke vënë edhe jetën e familjeve të tyre në rrezik.

Kryeministri Netanyahu shprehu angazhimin e plotë të Izraelit për të bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare me projekte konkrete në të gjitha fushat.

"Në veçanti, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtësisht, duke inkurajuar projekte investimesh izraelite në Shqipëri, në fushën e turizmit, por edhe në atë të teknologjisë e shkencës ”, u shpreh Kryeministri Netanyahu.

Në takim u evidentuan fusha të tjera, ku u rikonfirmua vullneti për projekte konkrete të bashkëpunimit si ajo e arsimit dhe kërkimit akademik, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, përfshi projektet e ullirit dhe arrorëve, sistemit të ujitjes dhe shfrytëzimit të ujërave, ndërtimi i veprave të prodhimit të energjisë hidrike e të rinovueshme, në fushën e minierave etj.

Kryeministri Netanyahu e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria e Izraelit do të inkurajojë sektorin privat të biznesit të suksesshëm Izraelit të vijë të investojë në Shqipëri, duke shfrytëzuar klimën jashtëzakonisht të favorshme të krijuar nga qeveria shqiptare për biznes e investime.

Po ashtu, të dy Kryeministrat ranë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës mes të dy vendeve në fushat me interes reciprok. Më tej, të dy Kryeministrat diskutuan gjerësisht për zhvillimet në rajon e më gjerë.

Për nder të Kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte, Kryeministri Netanyahu shtroi një darkë, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS