Berisha nuk mbledh as 50 veta në Gjirokastër: Ne jemi shumica! Në selinë e PD-së po futen vrasës, Basha si Enver Hoxha, hapi një derë që kalon vetëm ‘Lul Brava’

Berisha nuk mbledh as 50 veta në Gjirokastër: Ne jemi shumica! Në selinë e PD-së po futen vrasës, Basha si Enver Hoxha, hapi një derë që kalon vetëm ‘Lul Brava’

Sali Berisha në Gjirokastër

GJIROKASTËRSali Berisha nga Gjirokastra ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, i cili tha se në selinë blu nuk lejon që të futen deputetët demokratë, por banditë, vrasës e kriminelë, me emër dhe mbiemër. Ai nuk përmendi emra, por ka qenë zëdhënësja e tij, Floriana Garo që më herët publikoi një foto të njerëzve me maska brenda selisë.

“Ka 3 javë që vë blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin e demokratëve shqiptare në një ndërtesë burg. Bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë ku futen banditë, vrasës e kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku njëlloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe askush tjetër. Në emër tuaj, dua të paralajmëroj Edi Ramën, ky është revolucion demokratik paqësor, sepse ne të tillë jemi edhe kur kanë gjuajtur ndaj nesh këtu në Gjirokastër” tha mes të tjerash Sali Berisha.

Berisha komentoi ‘betejën’ që po zhvillohet në frontin demokrat, ku sipas tij kjo 'luftë' nuk po zhvillohet për karrigen e kryetarit, por për raportin shumicë-pakicë dhe se cili do të dominojë. Berisha tha se ai dhe mbështetësit e tij janë shumica, ndërsa ‘pengkryetari’ është pakica, e kështu sipas tij Basha nuk ka sesi të dominojë ndryshe përveçse me bandat dhe narkoshtetin.

“PD nuk arriti të përmbushë misionin e saj e udhëhequr nga një dështak që sot është simbol i vetëm në Shqipëri i humbjeve dhe dështimit. Ajo kaloi në 8 vite nga humbja në humbje e megjithatë jeni ju ata të cilët e mbajtët këtë forcë politike një nga forcat politike më kryesore të vendit. Ne nuk u shuam, ne nuk u arkivuam në histori siç ndodhi me shumë forca të tjera politike në vendet ish-komuniste, jo ne edhe pa lider të vërtetë arritëm të kemi mbi 620 mijë vota, por siç thotë një fjalë e popullit ‘e keqja nuk ka fund’ dhe ajo që po shohim ne këto tre muaj dëshmon se keqësia dhe ligësia, amoraliteti politik i njeriut për të cilin punuam aq shumë, të cilin e mbështetëm nuk paskan fund dhe nuk njohin asnjë kufi. I bëj thirrje mençurisë suaj të mos mashtrohen, nuk është çështje zyrash, personash, ata që duan t’ua paraqesin si çështje zyrash janë mercenarë të ati-vlerave. Çështja dhe beteja që po zhvillohet është një, për parimin themelor të demokracisë, a do vendosë e qeverisë shumica, apo do qeverisë pakica me dhunë mbi shumicën.

Ky njeri nuk do kurrsesi të pranojë verdiktin tuaj, të pranojë vendimin tuaj, të 44 mijë anëtarëve të PD, Ky njeri i cili dy muaj më parë thoshte se mua nuk më shkarkon Kuvendi se e kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar 44 mijë anëtar, 10 mijë më shumë përsëri thotë se unë nuk i njoh. Pra e shihni që nuk kemi të bëjmë më zyrë e karrige, kush do vendosë shumica dhe do pranojë pakica, do vendos shumica dhe do i japë mundësi pakicës të shprehet lirisht apo kjo pakicë do përdorë bandat, narkoshtetin për të dominuar mbi shumicën. Këtu është e gjithë çështja”, u shpreh Berisha.

Berisha nuk la pa shigjetuar as Edi Ramën, ku sipas tij kryeministri është regjisori i këtyre skenarëve pasi ka për qëllim të marrë peng pluralizmin politik.

“Edi Rama është regjisori kryesor i këtij skenari, përdor një peng të degraduar për të marr peng pluralizmin politik në Shqipëri. Rama nën instinktin e etërve të tij mizor mendon se erdhi koha të laj duart me pluralizmin dhe ndaj ne i themi atij sot se jemi më të vendosur se kurrë”, tha Berisha.

Mirëpo teksa nga njëra anë pretendon se është shumica, në pamje duket qartë se Berisha në këtë takim nuk ka mbledhur as 50 persona.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
FOTOLAJM/ Berisha thotë se ka shumicën, në Gjirokastër sot nuk mblodhi dot as 50 vetë

Berisha ishte sot në Gjirokastër nga ku pretendoi sërish se ai ka në krahun e tij shumicën e demokratëve. Por nga takimi u vu re pjesëmarrja e ulët e demokratëve.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot