Berisha: Basha nuk kundërshtoi marrjen e borxhit 770 mln euro, ka bërë pakt që PD ta kthejë në ministri të 'narko shtetit'! Zgjedhjet në FRPD? Akt stalinist e i turpshëm

Berisha: Basha nuk kundërshtoi marrjen e borxhit 770 mln euro, ka bërë pakt që PD ta kthejë në ministri të 'narko shtetit'! Zgjedhjet në FRPD? Akt stalinist e i turpshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha

LUSHNJE- Lulzim Basha ka qenë sërish 'tabela e qitjes' së Sali Berishës me 'Foltoren' e tij që sot u zhvendos në Lushnje. Për Berishën, fakti që Lulzim Basha nuk refuzoi marrjen e borxhit prej 770 OSHEE-në dhe borxhin faktik, është një tregues se si ai është shitur dhe është marrë peng nga Edi Rama. për Berishën, kjo është e gjitha një pakt që ka bërë Basha me Ramën, e që sipas tij, pasojat po bien mbi Partinë Demokratike.

"A keni parë një opozitë që të votojë pro një borxh prej 770 mln euro, më i madhi i marr në historinë e vendit, në një kohë kur këto ministra vjedhin edhe teksa flenë natën se kanë ndërtuar mekanizma. Opozita nuk mund të votonte kurrë një borxh të tillë, ata që iu mashtruan në 12015 e kemi votuar dhe ne jo, kurrë, ne braktisëm votimin, se e dinim që ai borxh do vidhej. Lulzim Basha e shndërroi partinë në shoqatë, për të.", tha ndër të tjera Berisha.

Një motiv për ta sulmuar Lulzim Basha, ishte edhe hapja e garës dhe për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD. Akt stalinist i Lulzim Bashës dhe të turpshëm e ka quajtur Sali Berisha, teksa u ka bërë thirrje të rinjve që t;i bashkohen 'Foltores' së tij.

"Basha jo vetëm nuk mbrojti votën, jo vetëm nuk e denoncoi nuk e thirri partinë në shesh, por vrapo si tinëzar pas karriges së tij, tradhtoi ju, tradhtoi votën dhe mundin tuaj, votën e PD dhe sot në vend të luftës për masakrën elektorale ka marrëveshjen për të shtuar PD në ministri të narko shtetit. A vjen ai tek ju, nuk vjen dot te ju se ka frikë nga ju, po një njeri që ka frikë nga ju si do e përmbysë Edi Ramën, ai është vetëm peng i tij. Paska vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD në kokë të tij, krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në FRPD, një akt stalinist i mirëfilltw dhe i turpshëm, të rinjtë te ne dhe gratë nuk janë leva të partisë janë forume që ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtat qëllime, u bëjë thirrje të rinjve që të marrin në dorë këtë foltore, kjo është për të shtruar PD në shtëpinë e lirisë, synon të vendos, kjo foltore nuk drejtohen ndaj atyre demokratëve që mendojnë ndryshe nga ne, kundër partnerëve apo miqve dhe aleatëve tanë, kjo foltore është një përpjekje e madhe e të gjithëve me ideale të larta konservatore për të shpëtuar opozitën shqiptare", tha Berisha.

Sali Berisha është shprehur i sigurt që Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mbahet më 11 Dhjetor, prandaj ftoi të gjithë delegatët që t'i bashkohen në atë që sipas tij do të sjellë ringritjen e Partisë Demokratike.

Berisha ka njoftuar se më 11 Dhjetor do të kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar, ndërsa ka shpallur kandidaturën për të marrë kreun e PD-së, pasi me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, sepse ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 08/11/2021 03:56

    S"KE FAJ TI O SALI KRIMINELI..FAJIN E KA SPAKU QE NUK TE ARRESTOHET BASHKE ME ILIR METEN.....

    Përgjigju
  • Rexhep Pyk Kasap Bule Leka [ kepi ]: 05/11/2021 20:35

    O Sali Berisha të lutem po bëhu një her burr në jetën tënde. E tërhiqu nga politika e lëre këtë vënd të varfër e të vuajtur jasht mase që të mari frym lirisht. Se ti me kompani e keni vjedhur vrar e sakatosur. Prandaj të lutem të lutem un Rexhep Leka me 5 fakultete e me 8 gjuh të huaja lëre Shqiprin martire të heci përpara. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Arbër: 05/11/2021 18:20

    770 mil janë për satelitët e Rusisë dhe serbis mbi Shqipëri, fatkeqësia më e madhe është se NATO mundet të tërhiqet nga Shqipëria dhe një luft me serbin do ishte e pashmangshme. Si dhe pse u bë që Rama të punoj për ruso serbin...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip