Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Këlliçi pas mbledhjes së Kryesisë: Ai mori vendimin pasi e njoftova se do jem te 'Foltorja' e Berishës me të rinjtë të dielën! Është nul, jo kompetencë e tij

Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Këlliçi pas mbledhjes së Kryesisë: Ai mori vendimin pasi e njoftova se do jem te 'Foltorja' e Berishës me të rinjtë të dielën! Është nul, jo kompetencë e tij

Belind Këlliçi pas mbledhjes me kryesinë e FRPD-së

TIRANË- Çështja "Berisha" vijon të përçajë demokratët dhe sot e kishte radhën Forumi Rinor i kësaj forcë politike. FRPD-ja u mblodh dhe në përfundim të mbledhjes tha se nuk njohin vendimin e Lulzim Bashës, pasi e nul sepse në asnjë pikë të nenit të saj nuk thuhet se kryetari i PD-së ka kompetencë për shpalljen e zgjedhjeve në forumin e të rinjve. Ka qenë kryetari i saj, Belind Këlliçi la të nënkuptuar se kjo ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës, pasi i kishte njoftuar më herët ai ai personalisht, por edhe një grup e të rinjve do i bashkohen Foltores së Sali Berishës me të rinjtë, që do të mbahet të dielën e 7 nëntorit në Tiranë në orën 12:00.

" Unë sot kam pasur mundësi që të vë në dijeni kryetarin e partisë për pjesëmarrjen time në Foltoren e Rinisë, të thirrur nga Sali Berisha, sot jam vënë në dijeni përmes një vendimi në FB, për një proces në gjykimin tonë, jam i shoqëruar nga 90% e forumi, konsiderohet nul", tha Këlliçi.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t'i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

" Ne kishim vendosur që këtë proces për zgjedhjet ta nisnim kohë më parë, por duke qenë se PD që prej 10 shtatorit ndodhet në një gjendje kritike, ndodhet në një gjendje të vështirë dhe krizë të brendshme që ne gjykojmë se duhet të zgjidhet përmes votës, ne nuk kemi vepruar dhe nuk momenti për të uzurpuar forumin e PD. Kur do të piqen kushtet në PD për të pasur një proces të vërtetë, atëherë po", tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që FRPD-ja, të paktën një pjesë e anëtarëve, i ka dalë kundër Lulzim Bashës. Pak muaj më parë, një grup prej 30 të rinjve demokratë, përfshirë këtu edhe djalin e të ndjerit, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, hartuan një peticion ku kërkonin referendum për përjashtimin e Sali Berishës.

Lulzim Basha njoftoi sot hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Në krye të grupit të punës është vendosur një nga të "besuarat" e Lulzim Bashës, Oriela Nebiaj, e cila u kandidua nga Basha edhe si deputete në qarkun e Tiranës. 

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD
1. Oriela Nebiaj
2. Hergert Alimerko
3. Dario Sejdini 
4. Enkelejda Rica 
5. Juela Hamati
6. Anita Doçi  

Njoftimi për Foltoren e Berishës me të rinjtë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:34
Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, reagon Albana Vokshi: PD ka nevojë për demokraci jo arbitraritet!

“Ndarja e skuadrave të pushteteve” të Partisë Demokratike pas përplasjeve të vazhdueshme të Berishës dhe Bashës vijojnë ende, krytari i FRPD, Belind Këlliçi deklaroi hapur ndjekjen e foltores së Berishës.

Lulzim Basha njoftoi sot hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Belind Këlliçi la të nënkuptuar se kjo ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës, pasi i kishte njoftuar më herët ai ai personalisht, por edhe një grup e të rinjve do i bashkohen Foltores së Sali Berishës me të rinjtë, që do të mbahet të dielën e 7 nëntorit në Tiranë në orën 12:00.

Direkt pas kësaj përplasjeje të vazhdueshme të Partisë Demokratike ka reaguar kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas shqiptare, Albana Vokshi duke theksuar se inatet personale dhe hakmarrjet duhet lënë pas dhe nuk duhet të ndërhyjnë në zhvillimin e paritsë. Nëpërmjet një postimi në Facebook Vokshi është shprehur se LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të statutit të tyre dhe askush, sipas saj, as kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Postimi plotë:

"Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.  Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen. Asnjë organ, asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër. Vecanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja, intrigat nuk duhet të prevalojnë ndaj statutit.  Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë. Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të fjalës dhe mendimit të lirë."

Ora 22:47
Djali i Sokol Olldashit i bashkohet 'Foltores' së Berishës me të rinjtë

“Foltorja e Rinisë” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha do zhvillohet të dielën në orën 12:00, tek Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve. Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashika konfirmuar pjesëmarrjen. 

“Të dashur miq ju ftoj të merrni pjesë në takimin e rinisë Demokrate. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, – shkruan Glauk Olldashi në Facebook.

Ora 20:14
Këlliçi: Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD pasi unë i thashë se do jem të 'Foltorja' e Berishës! Vendimi është nul, s'është kompetencë e tij

Belind Këlliçi ka dalë kundër Lulzim Bashës, pas vendimit për të shpallur zgjedhjet për FRPD, sipas tij, vendimi është nul. Sipas Këlliçi, ky vendim i Bashës erdhi pasi ky i fundit, i ka konfirmuar se do të marrë pjesë te 'Foltorja' Sali Berishës me të rinjtë në Tiranë, të hënën e 7 nëntorit. 

“Me garën më të rregullt që ka pasur PD, në 30 vite jam vënë në dijeni për zgjedhjet e FRPD, unë sot kam pasur mundësi që të vë në dijeni kryetarin e partisë për pjesëmarrjen time në Foltoren e Rinisë, të thirrur nga Sali Berisha, sot jam vënë në dijeni përmes një vendimi në FB, për një proces në gjykimin tonë, jam i shoqëruar nga 90% e forumi, konsiderohet nul, kam informuar kryesinë, atë kryesi që ka marrë pjesë në çdo protestë të PD, ka bërë fushatë në çdo cep për të zgjedhur Lulzim Bshën kryeministër, vendimi i sotëm është i pabazuar në statut, dhe përtej kompetencave të Lulzim Bashës, në asnjë nen nuk flet për kompetencë të kryetarit në një organikat partnere, shpall vakanca, komandon, brenda strukturave të PD, por ne jemi organizatë e pavarur, mandati im dhe i një pjese tjetër ka skaduar, por jemi në të drejtën e ushtrimit të mandati, deri në dorëzimin e institucionit te trupa e re, ka pasur një vendimmarrje unanime, 100% e personave janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të PD-së. Ne kishim vendosur që këtë proces për zgjedhjet ta nisnim kohë më parë, por duke qenë se PD që prej 10 shtatorit ndodhet në një gjendje kritike, ndodhet në një gjendje të vështirë dhe krizë të brendshme që ne gjykojmë se duhet të zgjidhet përmes votës, ne nuk kemi vepruar dhe nuk momenti për të uzurpuar forumin e PD. kur do të piqen kushtet në PD për të pasur një proces të vërtetë, atëherë po. FRPD struktura më vitale e PD.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fred: 05/11/2021 23:32

    ketu ka i problem, ed palla nuk bdoqi rrugen e duhur te fuste sali berishen me kompani ne burg, por ndoqi rrugen e sorosit duke e mbush shqiperine me borxhe, tani i ka ardhur dita te paguaj gjemen qe i ka bere shqiptareve

    Përgjigju
  • Loku: 05/11/2021 22:54

    Vetem baben i vrau Sala nuk i ka bere gje tjeter.

    Përgjigju
  • Drini: 05/11/2021 21:36

    FRD e stresit, PD e babes, e Foltores se atyre qe kane bere burg jasht e brenda vendit, Kjo eshte PD e Berishes qe do rrezoj Ramen dhe do drejtoje Shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak

Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak