SHENGJIN- Nga Shëngjini ku ishte i pranishëm në celjen e sezonit turistik kryeministri Berisha bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim të komunitetit dhe vendorëve në mbajtjen sa më paster të plazheve.
“Gjithë kjo bukuri natyrore pritet të eksplorohet dhe ka vetëm një problem për të cilat ju duheni të jeni shumë të ndjeshëm” i tha Berisha kreut të Komunës së Shëngjinit Salvador Kacaj i cili e ka nderuar Berishën më titullin “Mirënjohje e qytetit”.
Në Shëngjin Berisha përuroi dhe një segment rrugor të përfunduar në fshatin Ishull Shëngjin si dhe nisjen e punimeve për ndërtimin e shëtitores së plazhit.
Berisha premtoi para banorëve se investimet ne zonat turistike do të rriten dhe Shëngjini do kthehet sipas tij në një nga destinacionet kryesore turistike.(en/ba/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com