Ambasadorja franceze në vendin tonë: Berisha ‘non grata’, nuk e ftuam në festën kombëtare, s’dalim kundër SHBA-së

Ambasadorja franceze në vendin tonë: Berisha ‘non grata’, nuk e ftuam në festën kombëtare, s’dalim kundër SHBA-së

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq

TIRANË- Sali Berisha nuk është i ftuar në festën kombëtare të Francës më 14 korrik. Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq e ka bërë të qartë qëndrimin e tyre, nuk e njohin një person të shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barsacq u shpreh se SHBA është aleati më i mirë Francës dhe nuk do të dalin kundër tyre.

“Ne nuk ftojmë persona që janë objekt – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin në fjalë – por ne nuk ftojmë persona që janë objekt i një situate të veçantë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, domethënë, pa akses në territorin e SHBA” – tha ambasadorja për gazetarin Endri Xhafo.

E pyetur nëse Berisha duhet hetuar apo dënuar, Elisabeth Barsacë u shpreh se: “Kësaj pyetje  duhet t’i përgjigjen shqiptarët. Nuk më takon mua. Unë vëzhgoj se çfarë bëjnë shqiptarët”.

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/07/2022 13:54

    T’ia rruaq….

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 08/07/2022 12:34

    Tani presim kritikat e ndonje skuthi shqipfoles qe e quan veten analist. Nese skuthi vendos te lidhet me Skype me ndonje studio televizive mbi kete lajm, ai do shtiret sikur kritika e tij bazohet vetem ne ceshtje principi. Per shembull, duke thene se as SHBA-te dhe as Franca nuk kane te drejt te tregojn preferenca mbi politikanet shqiptar dhe se nje gje e tille cenon demokracine dhe sovranitetin e Shqiperise. Sepse eshte e rendesishme qe skuthi te mos dyshohet ai mbeshtetes i Berishes. Ne ate menyre propaganda qe godet kundershtaret e Berishes behet me efektive. Madje skuthi mund te bej edhe pak kritik fallco ndaj Berishes sa per tu dukur ai asnjeanes. Analisti enigmatik eshte padyshim i demagog i stervitur, por jo i pagabueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro