Berisha 'Non Grata' edhe për evropianët? Karabina në Repolitix: Po i largohen militantët, përgjegjës për përçarjen e partisë
'Braktisja’ e Berishës edhe nga aleatët evropianë pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, ishte tema e diskutimit në Repolitix në Report Tv. Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Mirela Karabina, analisti Flogert Muça, aktiviti Aulon Kalaj dhe avokat Idajet Beqiraj debatuan në lidhje me fatin e PD pas qëndrimit të CDU që të mos bashkëpunojë me ish-Kryeministrin.
Redaksia 7 Qershor 2022, 22:27 | Përditesimi: 8 Qershor 2022, 08:58
'Braktisja’ e Berishës edhe nga aleatët evropianë pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, ishte tema e diskutimit në Repolitix në Report Tv. Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Mirela Karabina, analisti Flogert Muça, aktiviti Aulon Kalaj dhe avokat Idajet Beqiraj debatuan në lidhje me fatin e PD pas qëndrimit të CDU që të mos bashkëpunojë me ish-Kryeministrin.
Diskutimi nisi edhe për pritjen e posaçme në ndër të Monarkes britanike në Tiranë ku janë ftuar personazhe të ndryshëm të botës politike. Prania e Enkelejd Alibeaj, Lulzim Bashës dhe mungesa e kreut të PD-së Sali Berishës u ndje si një 'përjashtim' edhe nga pala britanike.
Këndvështrimi i gazetarit Aulon Kalaja ka 'ndezur' një debat pikëpamjesh me avokatin Idajet Beqiraj.
'Unë mendoj se Edi Ramës i intereson në këto momente për ta mbajtur zvarrë çështjen e Partisë Demokratike që të dilet në zgjedhjet lokale të përçarë. Që ai ta ketë më të lehtë për të fituar 61 bashkitë e tjera. Strategji politike e zotit Rama'- tha Kalaja.
Deklaratës së gazetarit i është përgjigjur menjëherë avokati Idajet Beqiri
"Ramën po e ndihmon Berisha në rastin konkret. Rama kënaqet shumë ndaj i jep gjithë atë akses në parlament. Ai ka jetën e gjatë me Berishën."- u shpreh avokati.
Ndërkohë, për situatën e PD-së zbuloi planin e partisë e cili nuk lidhet me Berishën pasi ky i fundit është përgjegjës për gjendjen e partisë.
"E gjitha është te qëndrimi i SHBA-ve prandaj demokratët kanë ndarë me njëri-tjetrin. Gjendja është nuk di ç'të them. Dhe për këtë gjë është përgjegjëse kjo lëvizje.
Kë beson kjo pjesë e demokratëve që nuk është me doktorin, e pyet Flogert Muça ish anëtaren e këshillit kombëtar të PD-së Mirela Karabinën .
Mendoj se një pjesë e militantëve po i largohen, nisur nga gjithë këto ndryshime. Kjo i shërben shkatërrimit të PD-së. Kush beson dhe thotë se PD- dhe foltorja janë ardhmja gënjen edhe veten edhe publikun. Ky është një izolim."- tha Karabina ndër të tjera në Report Tv.