Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e lw partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentar të marrin një vendim

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PD-së duhet të marrin një vendim në lidhje me ish-kreun e kësaj partie, Sali Berishën nëse do të jetë apo jo pjesë e deputetëve të kësaj force politike.

Kështu u shpreh ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili, me një postim në Facebook, shkruan se qëllimi i Berishës është të mbajë fatin e partisë, të lidhur me të vetin 'non grata'.

Sipas Kadillit, në kushtet kur Basha nuk flet, partia ndodhet në kryqëzime të rrezikshme politike. Për këtë, sipas tij lind nevoja që flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin "non grata".

"E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”. PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.

Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.

Është momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin "non grata". Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karrigen e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.

Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë 'non grata', shkruan Kadilli.

Kanë qenë jo të paktë zërat në PD që janë artikuluar për distancim të partisë nga Berisha, mes të cilëve edhe sekretarja e re e PD për ish të përndjekurit polikë, Jonila Godole, deklarata e së cilës shkaktoi 'furtunë'. Habi bëri edhe fakti që lajmi u publikua nga portali i familjes Berisha dhe "Rilindja Demokratike".

Ndërkohë, anëtari i ri i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi, është shprehur se mundet që ta konsiderohet një vendim për të mos ta cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të djathtë.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë