Berisha 'Non Grata', Rama: PD vjen në parlament me një dhëmballë të prishur, i ka infektuar fytyrën, e ka bërë të pavotueshme! Dora e bashkëpunimit e shtrirë për Bashën

Gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë Berisha do të jetë në parti do ta bëjë atë të pavotueshme.

“Mandati i 3 sduhet tu ngjajë të parëve as në sallën e kuvendit. Ne duhet të bëjmë çfarë duhet të shtyjmë përpara pa humbur kohë reformat dhe ligjet që shërbejnë për njerëzit. Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj. Konflikti në debat sdo jetë më kryefjala e parlamentit. Ne duhet të ndryshojmë drejtim sado që at ai bien fyellit me t ënjëjtën vrimë, në vrimën e bërë gropë ku kanë rënë vetë 5 herë.

Kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike kush jep shembull të keq në kuvend apo komisione parlamentare, provokime dhe sjellje ekstreme, apo politikë për konflikte dhe jo tema që u interesojnë njerëzve, do jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe për mua. Pd do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën ska kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi  i fytyrës së Pd nga ajo dhëmballë duke  bërë PD të pavotueshme dhe të shpërfyturuar. Pavarësisht se kemi lënë përshtypje të ndryshme sduhet ta kemi gjatë mandatit të 3 luftën me PD. Në fund të këtij mandati sdo vlerësohemi për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë Pd, po për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë”.

Në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall non-grata nga DASH, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Një ditë më vonë ai njoftoi se do të padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken për shpifje teksa theksoi prerazi se nuk heq dorë nga mandati. Madje Berisha për vendimin non-grata ndaj tij ka akuzuar direkt Ramën dhe George  Soros. Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes "Non Grata".


Lajmi kryesor:

Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë