Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, Basha: Beteja jonë s'është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin

Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, Basha: Beteja jonë s'është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin

Kreu i PD Lulzim Basha

E menjëhershme ka qenë përgjigjia e kreut të PD Lulzim Basha pasi kryeministri Edi Rama e ka përmendur gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër, ku tha se dora për bashkëpunim me PD është e shtrirë. Basha thotë se beteja e PD nuk është me PS, por sipas tij me një pakicë të korruptuar që ka kapur shtetin. Më tej Basha thotë se platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e shoqërisë që janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij.

“Platforma për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij. Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Shqiptarët i'a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i'a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, shkruan Basha.

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Ramës, kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar raportin e muajit Mars të Transparency International për korrupsionin në Shqipëri. Rama "shigjetoi" indirekt edhe Sali Berishën duke e cilësuar si dhëmballë të prishur të PD që i prish gjithë fytyrën PD dhe sipas tij për sa kohë të jetë ai në parti, PD do të jetë e pavotueshme. Gjithsesi kryeministri thekson se kjo nuk është arsye për t’u marrë me Berishën apo për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dori: 28/08/2021 07:11

    Kur do te pergjigjet ky krimineli per 250 miljon euro te vjedhura ne rrugen e kombit dhe per 4 te vraret ne bulevard....??

    Përgjigju
  • Turi: 27/08/2021 19:14

    Pyetja 1 milion dollar, ku eshte futur Lulzim Basha e gjen dot njeri ka humbur fare. Ose ndoshta Po pregatitet per luften qe ka premtuar. Rrofte Edi Rama I vetmi udheheqesh qe mund ta bejme shqiperine.

    Përgjigju
    • studentja: 29/08/2021 22:25

      Ke te drejt Edi Rama eshte kryeministri me i mire

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton