Tiranë. Kryeministri Berisha është takuar sot paradite me përfaqësues të biznes të vogël në fshatin Bërzhitë të Tiranë.

“Nuk është shteti gjeneratori i punësimit në vend, por është biznesi”, - tha ai.-“Ajo që ka rëndëis është që të përpunojmë sëbashku një project që biznesit të vogël t’I krijojmë lehtësitë maksimale; nuk ka diskutim, por çfarë bëmë ne ndërkohë: hoqëm taksat për çdo makineri prodhimi, që importohen. Hoqëm taksat për çdo lloj inputi që përdoret për prdohimin. Jemi ndoshta I vetmi vend në botë që nuk kemi asnjë lloj takse për kapitalin. Kemi hequr taksën personale për të gjithë ata që paguhen nën 30 mijë lekë, që të kenë kështu edhe ata një lloj page shteti.

Ka një diskutim të hapur për të hequr taksën mbi biznesin e vogël, e cila në fakt nuk hiqet. Këtë deklaratë e bëjnë vetëm ata, si zotëria që është kundër ligjit dhe thotë mos paguani gjobat, që le sharrën të presë pyjet, që të bëhet evazioni sat ë mundet. Por nëse nuk ekziston taksa, shteti nuk qëndron. Masa të tjera të rëndësishme do marrim gjatë katër viteve që vijnë. Unë jam shumë I interesuar për të dëgjuar zërin tuaj”, përfundoi Kryeministri.

Pyetjet e fermerëve për Kryeministrin:

Pyetje: A do të vazhdoni të subvenciononi për fermat e ullirit?
Kryeministri: Jo që do të vazhdojmë, por do ta 3-4 fishojmë subvencionimin e kësaj skeme për ullirin, arrorët,drurët frutorë. Kjo nismë ka sjellë një nxitje rreth 3-4 herë më të madhe sesa subvencioni ynë. Sepse shumë më tepër fermerë kanë mbjellë edhe pa këtë subvencionim.

Lajmi vijon…

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)