Berisha nuk e mohon takimin me 
Bin Laden më ‘94: Kurrë me ‘95

Berisha nuk e mohon takimin me <br />Bin Laden më ‘94: Kurrë me ‘95
TIRANE- Ish-presidenti Sali Berisha akuzohet nga CIA se ka takuar liderin e terrorit botëror, Osama Bin Laden në Tiranë në përbërje të një delegacioni saudit. Lajmi i botuar në gazetat amerikane tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kreut të shtetit shqiptar me liderin më famëkeq të terrorizmit në botë, shefin e Al Kaedës, duke i garantuar atij ngritjen e infrastrukturës për organizatat terroriste, si dhe ngritjen e celulave të Al Kaedës në Tiranë. Bëhet fjalë për një takim të 1994 të Berishës me Bin Laden, ndërkohë që ish-presidenti Berisha në reagimin e tij e imposton me dashje takimin më 1995, duke deklaruar se s’ka pasur ai takim me të në këtë vit, aq me ndonjë rast tjetër. Pa mohuar faktin e ndonjë takimi në prill 1994, siç raportin CIA.
 
Ish presidenti Sali Berisha është akuzuar se ka pasur takim me kreun e terrorizmit botëror Osama Bin Laden, akuzë nga CIA, që më vonë ishte shumë e zënë me largimin e celulave të Al Kaedës nga Shqipëria dhe arrestimin e pjesëtarëve të saj, të cilët më vonë u ekzekutuan në Egjipt. A ka dorë ish-presidenti shqiptar...?
Akuza që qarkullonte si një legjendë urbane se Sali Berisha është takuar dhe ka bashkëpunuar në Tiranë me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden, armikun më të përbetuar dhe më të rrezikshëm të SHBA, me sa duket është e vërtetë. Kështu, përpos furnizimit të Sllobodan Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjes në vitet 1992-1996, përpos bashkëpunimit me udhëheqjen e Libisë e Iranit, Berisha rezulton se ka bashkëpunuar dhe me Osama Bin Laden, liderin e terrorizmit botëror.

Nuk kemi të bëjmë me një akuzë të përditshme politike sa për të kaluar radhën dhe për të karikuar militantët partiakë në betejat politike në vend, por gjithçka bërë fjalë dhe akuzohet është me dokumente të CIA-s dhe agjencive inteligjente, për veprimtarinë e Osama Bin Laden në Shqipëri gjatë qeverisjes së Sali Berishës në vitit 1992-1997.
 
Portalet kryesore investigative më me emër në botë, teksa bëjnë “skanerin” e veprimtarisë terroriste të Bin Ladenit, shkruajnë dhe për ish-presidentin shqiptar. Bëhet fjalë për prillin e vitit 1994, pikërisht në kulmin e vërshimit të radikalëve islamikë në Shqipëri. Ka pasur takim të Berishës me Bin Laden..?
Në veprimtarinë e terroristit ndërkombëtar me origjinë saudite shfaqet edhe ish-presidenti shqiptar Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka bashkëpunuar me Osama Bin Laden në Tiranë, për të ngritur celulat e para në Shqipëri. Dokumentet janë bërë publike nga një sërë portalesh e mediash prestigjioze e investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit. Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s,

Raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite e është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite e u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, pikërisht po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001. Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën, në përbërje të delegacioni saudit.
 
1


1
Çfarë pati raportuar shtypi i asaj kohe, dhe si ishin involvuar këto raportime me mediat ndërkombëtare, që bënin fjalë për lëvizjen e Bin Laden në Shqipëri...?
Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1997 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë. “

Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”. Në periudhën e viteve 1992-1997, sipas raporteve të CIA-s dhe DASH, Shqipëria u kthye në një strehë e të dyshuarve si islamistë apo terroristë, që fshiheshin pas fondacioneve bamirëse apo organizatave jofitimprurëse nga Lindja e Largët. Këto fondacione ngriheshin për të kamufluar aktivitetet me natyrë terroriste.

“Sipas informacioneve të Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i publikuar në 2006, gjatë kësaj periudhe, kreu i Al Kaeda, Osama Bin Laden, financoi më shumë se 600 mijë USD për strukturat në Shqipëri, me qëllim ngritjen e grupeve të besueshme e celulave që mund të përdoreshin për akte terroriste në të gjithë botën”, shkruan agjencia e lajmeve “Terra”, Spanjë.
 
Zyrtarisht, pas vitit 1997, me rënien e Berishës nga pushteti filloi shkatërrimi i celulave terroriste. Sa e komprometon ish-presidentin përzierja në bashkëpunimin me Bin Laden?
Sipas “Qendra për Paqe në Ballkan”, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave. Duke ju referuar dokumenteve të vetë CIA, raportohet se gjatë 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë e tërhoqën një pjesë të madhe të personelit.

Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e Kosovës. Po ashtu është theksuar se ka pasur lidhje të ngushta mes shërbimit sekret shqiptar dhe Al-Kaeda-s.
 
Në reagimin e djeshëm, ish-presidenti Berisha pasi mohon të ketë shkelur Bin Laden në Shqipëri, teksa thotë se nuk është takuar, vihet re se takimi i delegacionit saudit në Shqipëri i vitit 1994 i bërë publik nga CIA, spostohet nga Berisha më 1995. Ngatërresë, shmangie, apo mungesë kohezioni..?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar faktin se Osama Bin Laden ka ardhur në Shqipëri. Sipas tij, ky është një trillim banal e i përsëritur. “Përgënjeshtrim! Osama Bin Laden nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri. Pretendimi për vizitën e tij në Shqipëri është vetëm një trillim banal dhe i përsëritur!! Të dashur miq, sot mediat pa lajme përhapin trillimin bajat, por dhe qesharak, se Osama Bin Laden ka vizituar Shqipërinë me një delegacion zyrtar të nivelit të lartë të mbretërisë të Arabisë Saudite në vitin 1995!

Ky lajm është një trillim banal dhe i paskrupullt i përhapur shumë vite më parë nga mediat greke, serbe dhe media të tjera pa asnjë bazë. Në delegacionin zyrtar të nivelit të lartë të Arabisë Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, apo rast tjetër, Osama Bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri.

Ky pretendim është tejet qesharak dhe për faktin botërisht të njohur se asokohe, dinastia Saudite ishte shpallur nga Osama Bin Laden si një armike për t'u përmbysur për shkak të politikës dhe lidhjeve të ngushta të saj me SHBA. Shqipëria më 1992-1997 ka dhënë një kontribut thelbësor, më të madh se çdo vend tjetër i rajonit, por dhe më gjerë, në luftën kundër terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë inteligjente të vendeve partnere”, shkruan Berisha në reagimin e tij!
 
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka akuzuar Berishën dhe Gazideden se kishin instaluar celulat e radikalëve islamikë të Bin Laden, dhe bashkëpunimi me partnerët bëri që të pastrohej Shqipëri...?
Berisha në përgënjeshtrimin e tij nuk flet për takimin e prillit 1994 me delegacionin saudit, në përbërje të të cilit ishte dhe Bin Laden lajm i dhënë nga CIA, por e sposton më 1995, pikërisht atëherë kur qeverisja saudite ishte shpallur armike nga Bin Laden.

E qëllimte, apo pamundësi për të përgënjeshtruar CIA-n, mbetet për t’u parë kjo ngatërrese e Berishës, që nuk është nga pakujdesia, pasi ai “ngatërrohet” vetëm kur është ngushtë. E vërteta është se ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka akuzuar Berishën e Gazideden, ky i fundit paraardhësi i tij, njëherësh dhe ish-kreu i shoqatës së intelektualëve islamikë, se kishin bashkëpunuar me Bin Laden për ngritjen e organizatave terroriste. Ai thotë se bashkë me partnerët e pastruan Shqipërinë nga radikalët islamikë.

Reagimi i Berishës në “Facebook”
Vetë Sali Berisha përmes rrjetit social Facebook ka reaguar kundër këtyre shkrimeve duke hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur si trillime qesharake.

Pergenjeshtrim!
Osama bin Laden nuk ka ardhur kurre ne Shqiperi. Pretendimi per viziten e tij ne Shqiperi eshte vetem nje trillim banal dhe i perseritur!!
Te dashur miq, sot mediat pa lajme perhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osma bin Laden ka vizituar Shqiperine me nje delegacion zyrtar te nivelit te larte te. mbreterise te Arabis Saudite ne vitin 1995!

Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.
Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t'u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA.

Shqiperia ne vitet 1992-1997 ka dhene nje kontribut thelbesor, me te madh se çdo vend tjeter i rajonit por dhe me gjere, ne luften kunder terrorizmit ne bashkepunim te ngushte me agjensite inteligjente te vendeve partnere! sb


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet