VIDEO/ Berisha ‘nuk i ndahet’ Alibeajt! Ja çfarë bën për të prishur posterat e fushatës së PD
Sali Berisha duket se po merret edhe me fushatën e PD së Alibeajt duke vendosur shirita nëpër posterat që kanë shpërndarë në qytete të ndryshme për kandidatët për kryebashkiakë më 14 maj.
Sali Berisha duket se po merret edhe me fushatën e PD së Alibeajt duke vendosur shirita nëpër posterat që kanë shpërndarë në qytete të ndryshme për kandidatët për kryebashkiakë më 14 maj. Pasi nuk arritën konsensus për të hyrë në garë me kandidatë unik dhe Berisha e quan Alibeajn si ‘pengmarrësin e vulës së PD’, tani vendosin shirita për të prishur fushatën
Mesa duket, Berisha ka urdhëruar median e familjes së tij si dhe simpatizantët që të vendosin mbi postera nga një shirit që shkruan ‘Prodhuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë’ si për të treguar se Alibeaj po bashkëpunon me Ramën.
Por kjo përpjekje e Berishës duket se nuk shkon ashtu siç duhet sepse PD e Alibeajt i ka marrë masat paraprake. Në krye të tyre, citylight e kanë të shkruar sipas udhëzimit të KQZ-së, se janë prodhuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Kjo tregon qartë se sa e do Berisha, Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër po fton demokratët të shkojnë në prehrin e Ilir Metës, njeriun e vetëm të prodhuar nga Edi Rama dhe që falë tij PD humbi pushtetin në 2013 dhe solli pikërisht Partinë Socialiste në pushtet.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
'Prodhuar nga PS', Alibeaj reagon për 'shkatërrimin' e posterave të PD nga Berisha: Shiriti i zi, si damka e 'Non Gratës'
Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas videove që tregojnë se si po shkatërrohen posterat e fushatës së PD duke thënë se është bërë nga Sali Berisha në bashkëpunim me Edi Ramën.
“Siç shihet qartë në këtë video, nongratat në bashkëpunim me Edi Ramën, kanë ngjitur shpifjen e rradhës në posterat e PD. Është për të ardhur keq që sulmeve të orkestruara ndaj PD i shtohet dhe një adeziv i zi, si damka që kanë regjimi i Ramës dhe fosilet që e mbajnë ende me oksigjen”, shkroi Alibeaj.