Berisha nuk pranon humbjen në 3 bashkitë e para: Të bëhet verifikimi dhe auditimi i pajisjeve elektronike

 

 Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në 3 bashkitë e para ku është nxjerrë rezultati aty ku u votua elektronikisht.

“Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

U votua elektronikisht, PS fiton të 3 bashkitë! Llatja në Elbasan 55%, Suli mbi 60% në Kamzë, në Vorë Shera merr 75%! Shumicë absolute edhe në këshilla


B.K./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë