Partia Socialiste u shpall fituese e zgjedhjeve lokale në Elbasan, Kamzë dhe Vorë. Gledian Llatja dhe Rakip Suli u rizgjodhën në krye të bashkive ndërsa në Vorë, Blerim Shera i PS, arriti të marrë 73 për qind të votave. Pas shpalljes së rezultatit elektronik, të dhënat e KQZ konfirmuan saktësinë e sondazheve të institutit Piepoli për qarkun e Elbasanit.
Kandidatët e Partisë Socialiste fituan zgjedhjet vendore në Elbasan, Kamzë dhe Vorë, ku rezultati u shpall pak orë pas mbylljes së votimeve, për shkak të sistemit elektronik
“Që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”
Gledian Llatja ka marrë mbi 55 për qind të votave përballë kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë Luçiano Boçi, që sipas KQZ ka marrë rreth 45 për qind të votave. Sondazhi i institutit Piepoli ka bërë parashikim të përpiktë për rezultatin e bashkisë Elbasan për zgjedhjet vendore. Në të dhënat e publikuara 5 ditë para zgjedhjeve, sondazhi Piepoli arriti të parashikohnte që Gledian Llatja do të mbante ende bashkinë e Elbasanit. Të dhënat e sondazhit Piepoli që solli rezultatet në bashkëpunim me Report Tv treguan se Gledian Llatja do të fitonte me 53-57% të rezultatin. Nga të dhënat e KQZ tregohet që Llatja është mbi 55%.
Me rezultat të thellë në Kamzë, ka fituar edhe kandidati Rakip Suli me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës Arjan Hoxha, ka marrë vetëm 35.11 për qind. Pas shpalljes së rezultatit elektronik nga KQZ, drejtuesi politik I PS në Tiranë Erion Veliaj, tha se tashmë Kamza do të shkojë vetëm përpara
“Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”
Kandidati socialist në Vorë, Blerim Shera u zotua se do të jetë në shërbim të qytetarëve pasi rezultoi fitues nga rezultati I shpallur nga KQZ në këtë bashki.
“Zotohem se do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë këtë vit. Mezi pres ta nis punën që nesër që t’u shërbej të gjithëve pavarësisht bindjeve politike.”.
Shera ka marrë 73 për qind të votave kundrejt vetëm 26 për qind të rivalit Indrit Hoxha. Ky rezultat I thellë u lexua si një fitore për gjithë qytetarët e Vorës nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Me një fitore 75% në Vorë mbajeni mend. Vora që prej 2 dekadash nuk thyhej, që ishte kthyer në bastion... Vora në dha një mesazh që duan të ecin përpara. Sot, dua të falënderoj Blerin dhe skuadrën e tij. Kemi krijuar një PS në Vorë totalisht fituese. Duam të falenderojmë qytetarët që na dhanë besim dhe ne kemi bërë super punë. Sot na kanë dhënë një besim që do jetë rekordi i PS për ta çuar Vorën vetëm përpara. Ata 25% që nuk na votuan, Bleri do i shërbejë 100% Vorës, nga këto zgjedhje nuk del askush i humbur. Ne ndjejmë detyrim të thellë që zgjidhen të distancohen nga Salikja. Për këta qytetarë të djathtë, na dhanë ne më shumë mundësi, ju premtoj publikisht që do u shërbejmë të gjithëve.
Rezultati elektronik i shpallur nga KQZ për Elbasanin, Kamzën dhe Vorën pret zyrtarizimin nga KQZ ndërkohë që fituesit e bashkive të tjera pritet të mësohen pas evidentimit të fletëve të votimit në qendrat e numërimit.
Lajmi në përditësim...
Luçiano Boçi e ka pranuar humbjen në Elbasan duke falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar, por nuk i ka kursyer akuzat duke thënë se procesi ka pasur problematika.
“Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.
Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të”, shkruan Boçi.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.
“Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan se ishin një dështim total. Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhure me zero garanci. Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën. Një provë e kristaltë është edhe vetë rezultati në Kamëz. Rakip Suli kur ka kandiduar vetëm ka marrë 10 mijë, sot me kundërshtar përballë ka marrë 24 mijë vota. Ky rezultat është i paraprogramuar paraprakisht. Kur vota blihet, vidhet dhe manipulohet çudirat ndodhin. Këtë rezultat ne patjetër që nuk do ta njohim, sepse është një rezultat i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, tha Arjan Hoxha.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat e ka cilësuar rezultatin në Kamzë të manipulueshëm. Berisha tha se “Bashkë Fitojmë” ka indicie se sistemi është manipuluar.
“Të dhënat të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim digjital monstruoz, monstruoz. Partia Demokratike në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota pas PS-së. Në pollin e pollsterit më të saktë të 13 viteve të fundit, i bërë në fund të shkurti, PD-ja me Partinë e Lirisë ishin 14% para PS-së, ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr sot PS-në 10 mijë vota para këtij koalicionit. Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmëri më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyrë digjitale.
Edhe njëherë them se rezultati i Kamzës pasi u krahasuan rekordet elektorale dhe pollet, janë kryekëput të manipuluara.
Kur them për Kamzën, atëherë problemi digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton çdo gjë, gjithçka. Kemi patur të dhëna, e them këtu, por përsëri nuk mund të nisim paragjykimin. Kemi indicie të tjera në të cilat sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, por edhe njëherë janë për tu verifikuar këto. Ajo që është reale, është se në 2021, PD-ja ka qenë 10 mijë vota para PS-së dhe në pollin e 27 shkurtit, pra në prag të fushatës ka qenë bashkë me aleatin e vet, 14 pikë përpara PS-së. Ky rezultat është krejtësisht i manipuluar dhe i turpshëm. Tregon një manipulim elektoral të paimagjinueshëm”, tha Berisha.
Berisha duket se do të bëjë përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen e thellë. Pas daljes së rezultateve të tre bashkive ku u votua elektronikisht dhe ku PS fitoi thellë, Berisha dhe Meta kanë bërë përgjegjës për humbjen… Endri Hasën.
“Thirrje publike KQZ të bëjë publik raportin e penetration test të bërë para 3 ditësh të sistemit të votimit dhe identifikimit elektronik! Sistemi ka rënë në orën 7:30 pa nisur akoma procesi, ndërkohë PS ka kërkuar uljen e afatit të pritjes nga 3 orë në dy dhe vendimi është marrë nga Celibashi jo në zbatim të ligjit! Kompania që ka pasur networkun, implementuesi teknik Endri Hasa dhe kompania që ka bërë penetration test do paditen në SPAK për sabotimin e sistemit”, shtoi ai.
Endri Hasa konsiderohet si njeri i Lulzim Bashës, edhe pse në fakt ka punuar në Kryeministri për Sali Berishën.
Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan. KQZ ka publikuar rezultatit dhe deri tani është pasqyruar rezultati i 150 qendrave të votimit nga 224. PS ka marrë 28 mandate ose 48.81%. “Bashke Fitojmë”, koalicioni i Berisha-Meta ka marrë vetëm 13 mandate me 24% të votave. Partia Demokratike: 7 mandate ose 13% të votave. Tre partitë e tjera që marrin nga një mandat në Këshillin Bashkiak janë PSD, PDIU dhe Partia e Gjelbër.
Partia Socialiste ka fituar edhe në Këshillin Bashkiak në Kamëz. KQZ ka publikuar rezultatit dhe deri tani është pasqyruar rezultati i 111 qendrave të votimit nga 133. PS ka marrë 20 mandate ose 43.78 %. “Bashke Fitojmë”, koalicioni i Berisha-Meta ka marrë vetëm 11 mandate me 24.25 % të votave. Partia Demokratike: 3 mandate ose 7.52 % të votave. Pason edhe PSD me 2 mandate ndërsa 5 partië e tjera kanë marrë nga një mandat në Këshillin Bashkiak.
Këshilli Bashkiak i Kamzës:
PS: 20 mandate
“Bashkë Fitojmë”: 11 mandate
Partia Demokratike: 3 mandate
PSD: 2 mandate
Partia Agrare Ambientaliste: 1 mandat
Partia Republikane: 1 mandat
Aleanca Liberale e Djathte: 1 mandat
FRD: 1 mandat
Aleanca Demokristiane: 1 mandat
Në Elbasan, PS ka marrë shumicën e mandateve në Këshillin Bashkiak. 13 mandate ka marrë, vetëm 4 mandate ka marrë koalicioni Bashkë Fitojmë. 1 mandat ka marrë PR e Fatmir Mediut dhe 1 tjetër Fryma e Re Demokratike.
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të njoh rezultatin ose jo.
“Ne do mbrojmë votën, jemi në proces të mbrojtjes së votës, foli shqiptarët që të lexojnë si duhet, ne po të mos merrnin pjesë në proces, cfarë do mbronim, ai bëri gjithçka që të mos hyjmë në proces, por ai nuk është taktika ime, jo nuk mundem. E kam të pamundur sado që ishte lehtësisht e parashikueshme”, tha Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në 3 bashkitë e para ku është nxjerrë rezultati aty ku u votua elektronikisht.
“Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak”, tha Berisha.
Elisa Spiropalli i është përgjigjur kandidatit të BF-së për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia. i cili doli para mediave dhe tha se kemi fituar.
Në faqen e saj në rrjetet sociale, Spiropali e ka ironizuar.
"Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu".
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka paralajmëruar një fitore të thellë me mbi 60% në Lushnjë dhe Fier.
“PS do jetë fituese në 6 bashkitë e qarkut Fier. Falenderojmë të gjithë votuesit që na inkurajuan për të ecur përpara. Rezultati i Fierit dhe Lushnjës, është një rezultat që PS se ka pasur kurrë, kemi rezultat mbi 60%. Ka qenë një garë e vështirë për arsye që ju i keni transmetuar, ajo që dua të them është se ne do e lexojmë me vëmendjeje këtë rezultat.”- tha Balla.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Geldian Llatrja ka falenderuar të gjithë qytetaret në Elbasan që e besuan.
“Kemi bërë fushatën më të bukur që është parë në Elbasan dhe kjo është vlera e fitores. Ka një simbol, Glei dhe PS. Këtë fitore e meritoni të gjithë.
Kemi qenë vjet bashkë, kemi punuar me të gjithë. Ky është rezultati, që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që jeni qytetar model. Unë kam një falenderim të veçantë, për skuadrën fituese që e kemi pasur dhe e kemi në krah në këtë fitore të thellë.”- tha ai.
Tedi Blushi ka reaguar pas fitores së Llatjas në Elbasan. Ai shprehet se ky rezultat është nga operacioni mafioz i Ramës.
“Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja!
Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar!
Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!”- shkruan Blushi.
Sondazhi i institutit Piepoli ka bërë parashikim të përpiktë për rezultatin e bashkisë Elbasan për zgjedhjet vendore. Në të dhënat e publikuara 5 ditë para zgjedhjeve, sondazhi Piepoli arriti të parashikohnte që Gledian Llatja do të mbante ende bashkinë e Elbasanit.
Të dhënat e sondazhit Piepoli që solli rezultatet në bashkëpunim me Report Tv treguan se Gledian Llatja do të fitonte me 53-57% të rezultatin. Nga të dhënat e KQZ tregohet që Llatja është mbi 55%.
Ndërsa për rivalin e tij të vetëm, Luçiano Boçin, të dhënat e instituti Piepoli tregonin se do të ishte larg fitores me 41-45% të votave. Këtë rezultat tregon edhe KQZ që e rendit kandidatin e dyshes Berisha-Meta me 44.97%.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar për fitoren Blerim Sherën ndërsa shtoi se me zgjedhjen e tij asnjë qytetar pavarësisht bindjeve politike nuk del i humbur.
“Me një fitore 75% në Vorë mbajeni mend. Vora që prej 2 dekadash nuk thyhej, që ishte kthyer në bastion... Vora në dha një mesazh që duan të ecin përpara. Sot, dua të falënderoj Blerin dhe skuadrën e tij. Kemi krijuar një PS në Vorë totalisht fituese. Duam të falenderojmë qytetarët që na dhanë besim dhe ne kemi bërë super punë. Sot na kanë dhënë një besim që do jetë rekordi i PS për ta çuar Vorën vetëm përpara. Ata 25% që nuk na votuan, Bleri do i shërbejë 100% Vorës, nga këto zgjedhje nuk del askush i humbur. Ne ndjejmë detyrim të thellë që zgjidhen të distancohen nga Salikja. Për këta qytetarë të djathtë, na dhanë ne më shumë mundësi, ju premtoj publikisht që do u shërbejmë të gjithëve.”- tha ai.
Kreu i Bashkisë Vorë, Blerim Shera ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin. Shera u shpreh se do u shërbejë të gjithëve me përulësi pavarësisht bindjes politike.
“Zotohem se do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë këtë vit. Mezi pres ta nis punën që nesër që t’u shërbej të gjithëve pavarësisht bindjeve politike.”- tha Shera.
Erion Veliaj ka mbështetur Rakip Sulin që mori sërish fitoren e bashkisë Kamëz duke i uruar fitore skuadrës së tij.
“Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, tha Veliaj.
Socialistët kanë pritur me brohoritje dhe festë të madhe Rakip Sulin, i cili arriti të merrte sërish fitoren në bashkinë e Kamzës. Me fishekzjarrë, flamuj kuqezi e thirrjet ‘Vetëm përpara’ kanë festuar për rezultatin e fitores ndërsa në garë kishin 2 kandidatët e opozitës, Bilbil Bajraktari dhe Arjan Hoxha.
PS po bën përgatitje për të festuar fitoren e Gledian Llatjas te sheshi para stadiumit të Elbasanit.
Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, Gledian Llatja ka marrë 55.03% ndërsa Luçiano Boçi 44.97%. Kjo tregon se Gledian Llatja do të qeverisë Elbasanin edhe për 4 vitet e ardhshme.
Rakip Suli ka fituar me 60.65% votues në Kamzë me
Më poshtë kandidati i BF Arjan Xhavit Hoxha me 35.11 %
Një humbje të thellë shënon PD me kandidat Bilbil Bajraktari me vetëm 4.24% të votuesve.
Partia Socialiste ka arritur të fitojë në Vorë. Blerim Shera është shpallur fitues me 73.52 % me një diferencë të thellë nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxha. Ai ka marrë vetëm 26.48 %. Në total u numëruan 44 qendra votimi.
Kanë dalë rezultatet në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27. Në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota. Në qendrën e dytë nga 191 fleta votimi të numëruara, Rakip Suli ka marrë 130 vota, Arjan Hoxha 50 vota, ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 8 vota.
Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Bashkinë e Elbasanit ka humbur zgjedhjet edhe në qendrën ku ka votuar vet. Luçiano Boçi ka votuar në qendrën 2370 dhe aty ka rezultuar fitues kandidati socialist Gledian Llatja me 53 vota ndërsa vet Luçiano Boçi ka marrë vetëm 46 vota.
Kandidati i PS, Blerim Shera ka shpallur fitoren për bashkinë Vorë. Në një dalje për mediat u shpreh me bindje se nuk diskutohej fitorja dhe pretendon se do të jetë rezultat i thellë. Ai ishte në garë me Indrit Hoxhën.
“Besojmë se rezultatet janë fitore. Përqindja është shumë e madhe. Nga shtabi kemi që në çdo qendër është fitore e padiskutuar me përqindje shumë më të madhe me dyfish e trefish. Me punën që kemi bërë derë më derë e shtëpi më shtëpi besoj se janë 10 mijë vota. Procesi shumë i qetë, asnjë lloj incidenti. Kemi vijuar punën e kemi bërë fushatën. Vora ndryshe nga 2 bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik, edhe qytetarët besoj e kanë pasur më të lehtë. Procesi ishte më i lehtë dhe më i komandueshëm. Ne do vijojmë punën nesër si cdo ditë tjetër. Projektet janë shumë të mëdha. Vora është ende kantier. Nuk është diskutuar asnjëherë fitorja te ne. Nuk shprehem dot pa dalë rezultati i KQZ por nga të dhënat që kemi është një nga rezultatet më të thella”, tha Shera.
Kandidati i PS Blerim Shera ka shpallur fitoren në Vorë. Ai do të jetë kryetari i kësaj bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme.
Kandidati i PS për bashkinë Vorë, Blerim Shera po feston për fitoren pa dalë ende rezultati. Mbështetësit e tij kanë hedhur rezultate ndërsa ende nuk dihet nëse është në avantazh me kandidatin e Bashkë-Fitojmë, Indrit Hoxha.
Pritet që së shpejti të dalë rezultati duke qenë se është kryer votimi elektronik.
Për 30 minuta pritet të dalë rezultati i votimit në tre bashkitë ku është zhvilluar votimi elektronik, Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka sqaruar më parë që rezultati në këto 3 bashki do të dalë vetëm gjysmë ore pas përfundimit të votimit.
Në Elbasan, beteja është mes Gledian Llatjas (PS) dhe Luçiano Boçit (Bashkë-Fitojmë). Në Kamëz beteja është mes Rakip Sulit (PS), Arjan Hoxhës (Bashkë-Fitojmë) dhe Bilbil Bajraktari (PD).
Në Vorë, fitues mund të jetë Blerim Shera (PS) ose Indrit Hoxha(Bashkë-Fitojmë) .
Elbasani është bashkia më e madhe ku aplikohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik. Por zgjedhësit e moshuar kanë hasur vështirësi për të votuar në mënyrë elektronike. Ata janë ndihmuar nga fëmijët apo shoqëruesit për të votuar.
Në Kamëz tek shkolla profesionale ka mbërritur votuesi i parë për zgjedhjet vendore. Në këtë bashki do të votohet elektronikisht dhe rezultati i votimit pritet të jepet brenda 30 minutave. Por, votuesi i parë ka hasur vështirësi, pasi nuk ka mundur që të përdorë pajisjen e votimit elektonik. Për të votuar mund ta ndihmojë vetëm një i afërm i tij.
“Ju për këtë punë jeni, duhet të zbatoni rregullat. Mund të vijë nëna ime, apo gruaja ime, ato nuk dinë të votojnë. Për mua ishte e vështirë për të votuar, shumë veta do ta provojnë dhe ta shohin. Ju lutem shumë komisionit të marrin masa për këtë jo të rrinë votuesit aty nga 20 minuta për të mësuar si ta përdorin këtë”- u shpreh qytetari.
Qesharake pretendimet e Berishes dhe kandidatit te BF/Kamez per votimet elektronike e makinerite e vot.elektronik.Epo perendoi koha kur nje njeri votonte 20 here,tani nje vote-nje koke.Dhe z.Berisha mos i kerko arsyet e mosarsyet e humbjes ne sontazhe,hipoteza e dyshime per sist.elektronik te votimit,kerkoi te hyrja e zoterise tende ne gare dhe te atij Mikut tend me te cilin bere aleance dhe qe deri tani eshte zhdukur e te paska lene vetem para dallges se rezultateve.
PërgjigjuZotërinj! Mos e lini Shkodrën të kthehet në një nevojtore publike!! Nuk e meriton ai qytet të drejtohet nga një kryetar që vijat e bardha dhe korsitë e kuqe të biçikletave kujtohet ti bëjë 2 ditë para zgjedhjeve dhe gjatë gjithë kohës tjetër ka pozuar në zyrë me U-17 apo U-19 e futbollit të femrave!! Shkodra është e pushtuar nga zaptuesit e hapësira ve publike, Shkodra nuk ka një treg modern por geto zhelesh; Shkodra nuk ka një terminal autobusësh; Shkodra nuk ka transport publik; Shkodra nuk ka një semafor; Shkodra nuk ka një lulishte; Shkodra nuk ka një park lodrash për fëmijët; Shkodra nuk ka rrugë të pastruara; Shkodra nuk ka ndriçim; Shkodra nuk ka një sallë koncertesh; Shkodra nuk ka një pallat sporti por një palestër; Shkodra nuk ka impiant përpunues të ujërave të zeza; Shkodra nuk ka .... Shkodra shkurt nuk ka asgjë që i'a vlen të ndërtosh jetën në të, dhe përse kjo?! Për ca trutharë që ende mendojnë se Rama është komunist dhe Berisha një i djathtë që lind demokratë!! Turp!! Shkodranët duhet të provojnë një herë ndryshimin dhe pas 4 vitesh nëse zhgënjehen të heqin nga fleta e votimit PS!
PërgjigjuKamëz, o rrotë kari
PërgjigjuKoha qe PD te riformohet , mesa duket edhe Kamza nje ish qender e djathte i thote lamtumire nga politika doktorit ! Koha per reformim te se djathtes ose shkrirje totale !
Përgjigju