Sali Berishës duket se ka vënë aktivistët Adriana Kalaja dhe Kastriot Çipi që t’i kundërvihet Evi Kokalarit pas kritikave për zhvillimet në PD dhe për gjuhën e ashpër që përdori ndaj ish kryeministrit.

“Më vjen çudi se ata që kritikojnë garën dhe na bëjnë moral, i janë pervjedhur gjithmonë asaj.

Çdo gjë në jetë e kanë fituar dhuratë nga prindërit, bashkëshortët dhe dashnorët”, shkruan Kalaja.

Më pas, Evi Kokalari i është kundërpërgjigjur me videon kur ajo betohej se do pushtonte Ambasadën e SHBA duke shkruar: “Edhe duhet të qeshim pak”.

Video u publikua më parë nga Kastriot Cipi që i shkruante Kokalarit: “Ruaju! Ndërro shtëpinë, numrin e telefonit, emrin dhe profilin në rrjetet sociale. Kjo që pushton ambasadën amerikane, ty nuk të llogarit fare...

PS: Video datë 17 maj 2020, pas shembjes së Teatrit.”

 

 


Lajmi kryesor:

‘Turp të të vijë Sali Berisha’, ish Kryeministri merr një tjetër ‘goditje’ nga SHBA: E paske merituar Bashën