‘Turp të të vijë Sali Berisha’, ish Kryeministri merr një tjetër ‘goditje’ nga SHBA: E paske merituar Bashën

‘Turp të të vijë Sali Berisha’, ish Kryeministri merr një tjetër ‘goditje’ nga SHBA: E paske merituar Bashën

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Evi Kokalari, një nga mbështetëse kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, duket se shumë e zhgënjyer me drejtuesin e Rithemelimit të PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari i drejton gishtin Berishës duke e fajsuar për zgjedhjet e brenda FPRD-së dhe manipulimet e kryera.

‘Turp te te vij Sali Berisha! Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime.

Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen.  Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore.

Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!!’- shkruan Kokalari.

Për këtë nuk ka asnjë reagim nga Sali Berisha, por aktivistët që e mbështesin nuk kanë hezituar t'i kundërvihen. Ishte Adriana Kalaja që e akuzoi se gjithçka në jetë e ka nga dashnorët, ndërsa Kokalari iu kundërpërgjigj duke i thënë se Fakultetin e Juridikut e ka përfunduar me korrespondencë para 2 vitesh.

Megjithëse procesi i zgjedhjeve të kreut të ri të FPRD-së së Rithemelimit ende nuk është zyrtarizuar, pasi brenda dy ditëve mund të ankimohet, Sali Berisha ka ‘legjitimuar’ sot fituesin. Rezultati u kontestua pasi denoncimet për manipulime të procesit ishin të shumta.

I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit.

Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë, ka votues që nuk janë anëtarë sipas statutit etj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Berisha nuk reagon ndaj Kokalarit, fut aktivistët kundër saj: Çdo gjë në jetë e ke nga dashnorët! Kush pushton ambasadën amerikane, ty s’të llogarit

Sali Berishës duket se ka vënë aktivistët Adriana Kalaja dhe Kastriot Çipi që t’i kundërvihet Evi Kokalarit pas kritikave për zhvillimet në PD dhe për gjuhën e ashpër që përdori ndaj ish kryeministrit.

“Më vjen çudi se ata që kritikojnë garën dhe na bëjnë moral, i janë pervjedhur gjithmonë asaj.

Çdo gjë në jetë e kanë fituar dhuratë nga prindërit, bashkëshortët dhe dashnorët”, shkruan Kalaja.

Më pas, Evi Kokalari i është kundërpërgjigjur me videon kur ajo betohej se do pushtonte Ambasadën e SHBA duke shkruar: “Edhe duhet të qeshim pak”.

Video u publikua më parë nga Kastriot Cipi që i shkruante Kokalarit: “Ruaju! Ndërro shtëpinë, numrin e telefonit, emrin dhe profilin në rrjetet sociale. Kjo që pushton ambasadën amerikane, ty nuk të llogarit fare...

PS: Video datë 17 maj 2020, pas shembjes së Teatrit.”

 

 

Ora 17:26
Pas Berishës, Kokalari sulmon një tjetër mbështetëse të tij: Juridikun e ka mbaruar me korrespondencë dy vite më parë! Asnjë nga ju s'më tremb

1655484622_8000065f1786ba10638f6fdcd26b3ac1987d.jpg

Evi Kokalari ka sulmuar një tjetër mbështetëse të Sali Berishës. Bëhet fjalë për Adriana Kalajën, për të cilën thotë se e ka mbaruar Fakultetin e Juridikut me korrespondencë para 2 vitesh.

“Kjo është Kryetarja e Komisionit te Apelimit, që dhe juridikun e mbaroi me korrespondence dy vjet më parë. Klasi i saj, paraqitja fizike dhe profesionale janë fytyra e re e Partise Demokratike.

Tashti, shkoni apeloni po deshët. Ndërkohë doja ti tërhiqja vëmendjen Albana Vokshi për punën e shkëlqyer që po bën me gratë e Partisë”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.

Kjo erdhi pas një reagimi që bëri Kalaja në rrjete sociale duke shkruar: “Më vjen çudi se ata që kritikojnë garën dhe na bëjnë moral, i janë përvjedhur gjithmonë asaj. Çdo gjë në jetë e kanë fituar dhuratë nga prindërit, bashkëshortet dhe dash*orët.”

Vetëm se iu kundërvu Berishës, Kokalari supozon se do i vihen të gjithë kundër por i paralajmëron se nuk trembet nga askush dhe asgjë.

“Tashti do lançojnë ndaj meje të gjithë skuthat dhe qëniet më të shemtuara që mban shoqëria Shqiptare. Bujrum!!

Por mos harroni që jam vajzë Kokalarësh dhe asnjë nga ju nuk më trëmb. Këto ditë më është kujtuar shpesh Musine Kokalari, që e vetme qëndronte perpara injorancës komuniste që e sulmonin dhe pastaj për 45 vjet hëngrën bar”, shkroi Kokalari.

Ora 17:04
Edhe Kokalari kundër ndaj Berishës, ironia e Ballës: Edhe Evi të shpalli non-grata o Sali!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së fortë të Evi Kokalarit ndaj Sali Berishës. Teksa ka shpërndarë postimin e Kokalarit, Balla nuk e ka kursyer ironinë.  

“Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali”, shkruan Balla.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 05/10/2022 01:04

    Nuk e di po sa here lexoj lajme rreth PD mezi mbaj te qeshuren qe me vjen kur shikoj keto femrat(meshkuj).

    Përgjigju
  • demokrati: 04/10/2022 21:00

    ME SALI HALEN ,,,DESHE TE MERRESHE TI MOJ EVI,,,PO AI ESHTE KOMUNIST ME TESERE TE 1968,,,,APO SE DI??,,,VAZHDON E LENGON SHQIPERIA MOJ EVI NGA KOMUNISTET,,,E DI BESOJ SE NE 1997 NGA KOMUNISTI SALI U VRANE 3000 VETA,,,APO SE DI. ???????....

    Përgjigju
  • Jimmy: 04/10/2022 20:52

    Po zihen e baxhellat!!kjo kokpalara te pakten e kuptoj se me cfare maskarai ka te bej! Po kjo avokatia e saliut eshte vari kadriun fare! Femer me potencial te ulet!

    Përgjigju
  • Aldi: 04/10/2022 19:26

    Po ti mi cdoje me berishen turpe dhe per ty

    Përgjigju
  • eri: 04/10/2022 19:25

    Basha ka qen super ne pd po ju donit salen

    Përgjigju
  • era: 04/10/2022 19:02

    ky me ameriken sbehet me po mos ti prishe pune partise

    Përgjigju
  • bledi: 04/10/2022 19:01

    saliu po mbetet fillikat ne pd po i vjen fundi

    Përgjigju
  • O tej: 04/10/2022 17:38

    Pse mereni me nje topmuti si Berisha?

    Përgjigju
  • Raldi: 04/10/2022 17:31

    Shum mir me vjen qe po vazhdojn tkuptojn sa turp esht trrish afer Berishes

    Përgjigju
  • Glaus: 04/10/2022 17:31

    Kur e braktisin dhe anetaret e partis vet vaj medet per gjonat tjera

    Përgjigju
  • zulu: 04/10/2022 16:32

    saliu ka hall te mbroje pronat dhe parate e vjedhura te popullit,,, spaku te merret me pronat e vjedhura te saliut dhr metes......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim