Berisha: Në selinë blu RENEA e Garda! Rama: Unë s’kam asnjë lidhje! Policia e Shtetit: S’kishin asnjë polic në PD! Basha: Një ditë do thuash kanë ardhur Marinsat

TIRANË- Nga shkallët e selisë blu, por pa u futur brenda selisë blu, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka çuar forcat RENEA dhe të Gardës së Republikës për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe selinë blu. Kjo sipas Berishës është e gjitha një manovër e Ramës për të mbajtur “peng Bashën”.

“Të mos bëhen instrumente të një skenari të turpshëm. I di qëndrimet e tyre. Merrni përgjegjësitë politike. Ky është skenar. Destabilizues për vendin. Edi Rama të jetë i bindur se kurrë këtë revolucion s'do mund ta ndalojë e ta mposhtë. Me këto që bën duke marrë peng Lul Bravën, duke ja mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA, shndërruan në aset të vërtetë të qeverisë Lul Bravën”, tha Berisha.

Mirëpo, ka qenë menjëhershëm reagimi i kryeministrit Edi Ram ai cili tha se ai nuk ka asnjë lidhje me dy kufomat politike, duake quajtur kështu Bashën e Berishës, aq më tepër Policia e Shtetit.

Një reagim kanë pasur edhe uniformat blu, të cilët thanë se asnjë forcë e tyre nuk ka qenë brenda territorit të Partisë Demorkatike.

E ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e ka komentuar me ironi, duke thënë se një ditë Berisha do të shprehet se në selinë blu kanë ardhur Marinsat amerikanë për ta mbrojtur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Berisha akuzoi se RENEA dhe Garda ishte në selinë blu, Policia e Shtetit: Nuk kemi Pasur asnjë trupë të vetme në territorin e PD

Berisha akuzoi se Garda dhe Policia e Shtetit ishte në selinë blu, vjen reagimi i uniformave blu. 

"Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. 

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. 

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. 

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike", thuhet në njoftim. 

 

Ora 22:23
Rama reagon për situatën në PD: Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike! Policia e Shtetit jo e jo

Edi Rama reagon për situatën në PD. 

"Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë", tha Rama. 

Ora 22:09
Berisha tha se Rama i ka çuar RENEA-n dhe Gardën në seli, Basha tallet: Një ditë do thotë kanë ardhur Marinsat

 

Lulzim Basha e ka komentuar me ironi deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se në tarracën e PD, Edi Rama ka vendosur RENEA-n dhe Gardën.

"Sot PD ka pasur një aktivitet Kuvendin Kombëtar, vendimet janë të qarta, ato do të zbatohen. Nuk ka 2 palë dhe nuk ka 2 parti. Këto dy persona me maska, njëri është i gardës dhe tjetri i RENEA-s (me maskë anti COVID). Një herë tha persona të armatosur, sot ka thënë RENEA, nesër Marinsa, PD nuk ka nevojë për asnjërin, është shtëpia e lirisë”, tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 19/12/2021 09:11

    Ne raste keni pasur forca te Reneas ne PD mos u prononconi! neraste te kunder boni padi ne prokurori per shpifje per kete Qen Plak te zgjebosur.

    Përgjigju
  • Teveqel kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 19/12/2021 08:39

    Si ka mundësi që dhe mbas 30 vjetësh vazhdohet e meret me njeriun më negativ të historis Shqiptare. Ky njeri me emrin Sali Berisha dihet futur menjëher në burg wë Shwipria të bjeri në qetësi e të heci përpara.

    Përgjigju
  • Mario: 18/12/2021 23:47

    Nese nuk gaboj para disa ditesh eshte publikuar nje vendim qeverie ku ne kategorite e personaliteteve te mbrojtura nga Garda ishte edhe Kryetari i Opozites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim