Ndryshe nga cdo herë kur Meta përpiqet të zgjidhë me qetësi dhe konsensus tensionet në Parlament, ky fjalor detyroi kryeparlamentarin të ndërpresë menjëherë seancën duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit e më pas të mblidhte byronë Parlamentare për të marrë vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
Ndonëse u morr vendim për pezullimin e tij, Berisha nuk është tërhequr nga ajo që deklaroi në sallën e Kuvendit duke shpjeguar për mediat se nuk ka fyer askënd thjesht ka ripërsëritur atë çka kryeministri Edi Rama, sipas tij i ka thënë bashkëshortes së Veliajt.
Fyerjet e Berishës kanë detyruar ministrin Veliaj të reagojëe duke hedhur posht gjithçka që deputeti Berisha tha nga foltorja e Kuvendit Edhe vet bashkëshortja e ministrit Veliaj e cilësoi të neveristshëm fjalorin e ish-kryedemokratit Berisha ndërsa mohoi që kreu i qeverisë Rama ta këtë fyer ndonjëherë.
Largimi i Berishës nga salla solli edhe largimin e të gjithë deputetëve opozitar. Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka e ka qortuar vendimin e Byrosë duke paralajmëruar se dhe vetë deputetët e PD-së nuk do të paraqiten më në Kuvend për 10 ditë, ashu si deputeti Berisha.
Veliaj: Taksirati ynë të merremi me një palace që merret me gratë e të gjithëve
Ora 13:30 “Sot ishte taksirarti i disa prej nesh, ashtu siç ka qenë taksirat i shqiptarëve, nuk është mosha që më bën ta distancoj veten, por kemi marrë një vendim për të mos u marrë me të. Ne kemi pasur një darkë me Tedi Papavramin, Adi Krastën, janë të gjithë dëshmitarë, unë jam krenar me Ajolën, kam marrë një vendim që nuk merrem me familjet e tjera. Belaja e grave të këtij vendi është se kanë Saliun që merret me gratë e të gjithëve, e këtij vendi. Saliu e trajton Lazaratin si punët e brendshme të PD-së. Zoti ja shtotftë jetën që ta kuptojmë këtë palaço dhe se prej kujt duhet të distancohemi, ka zbritur në qytet por nuk është bërë kurrë qytetar. Ajo që po them është taksirati ynë që të dëgjojmë një palaço, vesi del me shpirtin dhe do të duhet ta durojmë”, tha ministri Veliaj në një prononcim për mediat pas fyerjeve t ëish kryeminsitrit Berisha ndaj bashkëshortes së tij.