Berisha organizon protestë, reagimet e socialistëve! Veliaj: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar! Bilali: Shkodranët braktisën protestën, nuk i shkojnë mbrapa një non grata

Berisha organizon protestë, reagimet e socialistëve! Veliaj: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar! Bilali: Shkodranët braktisën protestën, nuk i shkojnë mbrapa një non grata

Pamje nga protesta e Sali Berishës

Sali Berisha organizoi protestë përpara kryeministrisë, por nuk kanë munguar reagimet nga ana e deputetëve socialistë. Ka qenë ministrja Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila gjatë Kuvendit ironizoi Sali Berishën, duke i thënë të pijë ujë pasi është vapë dhe do lodhet pasdite.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me socialistët tha se qytetarët do të kujtohen nga kjo protestë se kush i ka qeverisur dhe nga çfarë njerëzish kanë shpëtuar. Veliaj tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar, në mënyrë që Tirana të shohë se në çfarë derexheje do të kishte përfunduar po të drejtohej prej tyre dhe sa larg ka ecur kur në krye të punëve është Partia Socialiste.

Ndërkohë, Ministrja për e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali publikoi një video të demokratëve shkodranë që ishin nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Bilali tha se shkodranët që do marrin pjesë në protestë janë më të paktë në numër ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
“Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë "zâ" kur duhet”, Edona Bilali publikon videon me shkodranët e paktë që u nisën për protestë

 

Ministrja për e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali pretendon se shkodranët që po marrin pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha janë më të paktë në numër se ç ‘ishte paralajmëruar.

Përmes një videoje në Facebook, Bilali, njëkohësisht koordinatore politike e qarkut Shkodër, tregon kreun e PD-së në Shkodër, Gjenerin Kapcari, i cili pyetet nga gazetaret një ditë para protestës, si edhe ditën e protestës për numrin e pjesëmarrësve nga Shkodra, e thotë se do të jenë rreth 1200 pjesëmarrës.

Në këtë video, si për të shfaqur kontrastin, Bilali bashkëngjit një video nga autobusi që po nisej drejt Tiranës nga Shkodra me qytetarë që do të merrnin pjesë në protestë, brenda të cilit shfaqen pak pasagjerë.

Bilali shkruan krahas videos se shkodranët kanë treguar se dinë ta ngrënë zërin, mirëpo në këtë rast, sipas saj, janë të lodhur nga protestat politike nga parti që kanë probleme të brendshme.

“Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë "zâ" kur duhet! Shkodranët dijnë të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato janë të lodhur nga thirrjet për protesta politike e lufta konjukturale brenda llojit! Sot në orën 15:00 sipas PD dega Shkodër, duhet të kishte 1000-1200 qytetarë shkodranë për t'iu bashkuar protestës në Tiranë por shkodranët nuk mund ti shkojnë më pas "non grata"s. Shkodra ka kauzat e veta e një pjesë e qytetarëve janë gati për protesta por jo numra, Shkodra nuk është numra e realiteti shihet qartë!”, shkroi Bilali në Facebook.

Ora 17:44
Protesta e Berishës, Veliaj: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar, me PS-në dhe Ramën shkojmë përpara

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se shqiptarët do të kujtohen se kush i ka qeverisur dhe nga çfarë njerëzish kanë shpëtuar. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 3, Veliaj tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar, në mënyrë që Tirana të shohë se në çfarë derexheje do të kishte përfunduar pot ë drejtohej prej tyre dhe sa larg ka ecur kur në krye të punëve është Partia Socialiste.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën - se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se nga procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS-së në çdo njësi është e rëndësishme të dalim më të bashkuar, më të fortë, më të dashur me njëri-tjetrin. Veliaj shtoi se PS dhe Edi Rama kanë treguar se dinë t’u shërbejnë qytetarëve me përulësi.

“Tërmeti dhe pandemia na e bënë të qartë se ne kemi vetëm njëri-tjetrin, prandaj është shumë e rëndësishme të jemi të njerëzishëm, të përulur, me këmbët në tokë, ashtu siç është partia jonë, forca jonë, organizata jonë, familja jonë, duke filluar nga Edi Rama, deri tek socialisti më i thjeshtë, që shërben nën siglën e trëndafilit me grushtin e bashkuar”, tha ai.

Duke renditur listën e gjatë të investimeve në kryeqytet, Veliaj u shpreh se PS është e vetmja forcë politike që ka lënë gjurmë pozitive në drejtimin e vendit.

“Kur dëgjoj ca politikanë që flasin me orë të tëra në banaqe televizionesh, ulërasin, nxjerrin nga goja mllefe të paimagjinueshme, pyes veten: Ore, kjo që ulëret kaq shumë, çfarë ka bërë? A ka lënë ndonjë gjurmë në politikë tash sa vite? Po burri i saj çfarë gjurme ka lënë në këtë qytet? Më thoni një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë këta! Nuk u gjen dot të kenë bërë një punë të mirë, ndërkohë që taksapaguesit e këtij vendi i kanë bërë deputetë, kryeministra, kryetarë Kuvendi, ministra disa herë. Prandaj, socialistët janë ndryshe sepse nga kryeministri ynë e deri tek shërbëtori më modest publik, kanë bërë një punë dhe kanë lënë një gjurmë në këtë qytet”, theksoi ai.

Kryetari i PS për Tiranën akuzoi opozitën se i përdor qytetarët e saj si “mish për top” vetëm për qëllimet e saj elektorale.

“Mjafton të kaloni tani te Astiri dhe të shikoni sa është çliruar rruga aty. Por, na bllokuan tre vjet. Thoshin: ‘Ore, t’u marrim votat këtyre që djegin gomat, pastaj në djall të vejë’, se këta shtëpitë e tyre i kanë në gjirin e Lalzit, nuk jetojnë te Astiri. Ata të Astirit i duan “mish për top”. Ne njerëzve duhet t’u themi të vërtetën. Po, tek Kodra e Priftit do kalojë Unaza. Gjurma e projektit është që në kohë të Adil Çarçanit, edhe tek Astiri, edhe tek Kopshti Zoologjik, edhe tek Kopshti Botanik, e mandej në Sauk”, sqaroi Veliaj.

Ai shtoi se askush nuk mund të pengojë punët e qytetit, ndërsa siguroi se të gjithë ata që preken nga këto investime do të mbështeten nga Bashkia e Tiranës përmes programeve sociale. “Ne do t’i marrim këto vendime për 99% përqind të qytetarëve që duan zhvillimin, por nuk do të lemë asnjë njeri në rrugë. Bonusin e qirasë do ta marrin të plotë, ama edhe investimet do t’i bëjmë të plota. Unaza do kalojë edhe tek Kodra e Priftit, do të kalojë edhe te “5 Maji”, edhe në Tufinë. Atyre që preken, do t’u bëhen shtëpitë”, tha Veliaj.

Për drejtimin e PS në njësinë nr 3 në kryeqytet janë në garë shtatë kandidatë, të cilët prezantuan platformat e tyre.

Ora 11:36
VIDEOLAJM/ Spiropali me ironi Berishës nga Kuvendi: Pi ujë Sali se është vapë, të pret një pasdite e lodhshme

Me ironi i është drejtuar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali Berishës nga Kuvendi lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.

“Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”.

“Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, tha Spiropali.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 07/07/2022 21:07

    Berisha orgenizon te shpeton "b*then" e vete dhe famijaret qe vodhen dhe varferuan shqiptaret deri sot. Edhe nese duhet ta kallin Shqiperine veten te shpeton koken e tij,Madje kerkon nga "miqet e mij" qe te kerkojne ndeshkim,jo atij qe vodhi Salihu e Meta,por te ndeshkojne "Kirenarin" pse i ngjan Krishtit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë