Berisha për Tahirin: Saimir Shullazi
tentoi të mashtronte që mos zbulohej

Berisha për Tahirin: Saimir Shullazi<br />tentoi të mashtronte që mos zbulohej
Ish kryeministri Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me debatin e krijuar dhe akuzat për makinën e Ministrit Tahiri. Berisha shkruan se ministri i Brënshëm Saimir Tahiri të cilin ai e quan Saimir Shullazi mashtroi nga frika se mos zbulohej

 “Ja cili eshte Saimir Shullazi: "Makinen time, qe perdorej nga tezaket Habilaj per trafik droge, e kam shitur ne te zeze, por parate i mbaj te fshehur"?!?! Te dashur miq, Saimiri i krimit, ne perpjekje per te lare duart nga makina e perdorur per trafik nderkombetar droge, dje ne mbremje deklaroi se "e ka shitur makinen por se nuk e ka deklaruar shitjen" se ka frike se ia merr Shkelzen Berisha parate sipas vendimit te gjykatave te te dy shkalleve te Gjyqsorit qe e ka gjetur dhe denuar si shpifes ordiner te paguar nga Edi Rama per te share njerezit pa paraqitur asnje fakt. Tha se e kishte kontraten e shitjes nga noteri por se e kish mbajtur te fshehte. Kjo deklarate e turpshme dhe inkriminuese nuk eshte e Shullazit bandit por e Shullazit minister.”- shkruan Berisha

Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook
Ja cili eshte Saimir Shullazi: "Makinen time, qe perdorej nga tezaket Habilaj per trafik droge, e kam shitur ne te zeze, por parate i mbaj te fshehur"?!?!

Te dashur miq, Saimiri i krimit, ne perpjekje per te lare duart nga makina e perdorur per trafik nderkombetar droge, dje ne mbremje deklaroi se "e ka shitur makinen por se nuk e ka deklaruar shitjen" se ka frike se ia merr Shkelzen Berisha parate sipas vendimit te gjykatave te te dy shkalleve te Gjyqsorit qe e ka gjetur dhe denuar si shpifes ordiner te paguar nga Edi Rama per te share njerezit pa paraqitur asnje fakt. Tha se e kishte kontraten e shitjes nga noteri por se e kish mbajtur te fshehte. Kjo deklarate e turpshme dhe inkriminuese nuk eshte e Shullazit bandit por e Shullazit minister.

Edhe kjo deklarate eshte mashtrim ne vetvete pasi qe kontratat tek noteri duhen shpallur ne rregjistrin noterial dhe si te tilla publike, por edhe sikur ta pranojme per te vertete kete pretendim prape ky bie nga shiu ne bresher.

Se Shullazi minister i brendshem i "qeverise se qelbesirave" tregon se pushtetin e perdor per te qendruar mbi ligjin ndaj dhe nuk pranon te respektoje vendimet e formes se prere te gjykatave. E konsideron veten mbi gjykatat dhe nuk pyet per vendimet e gjykatave te te dy shkalleve dhe nuk i respekton ato. Vendimet e gjykatave jane te detyrueshme per te tjeret por jo per Tahirin. Ky eshte tregues i respektit qe ka per shtetin ligjor.

Se dyti, Shullazi minister pohon vet se ka shkelur edhe ligjin e Deklarimit te Pasurive duke mos deklaruar te ardhurat sepse njelloj si Shullazi bandit e di veten edhe mbi ligjet e shtetit! Ligjet jane te detyrueshme per te tjeret por jo per Sajmir Shullazin.

Se treti fotot nga sistemi TIMS nga sistemi TIMS (po i vendos bashkengjitur) qe provojne se me makinen e trafikut te droges eshte levizur nga Habilaj, me pas nga Tahiri dhe me pas prape nga Habilaj me dhjetera here jashte shtetit. Nese shet makinen atehere pse e perdorin njehere Habilajt e akuzuar nga oficeri i policise si trafikante, pastaj nga i ati i saimirit,e ema e tije dhe familjare te tjere dhe me pas prape nga Habilajt? Pra duket qarte qe makina eshte e perbashket qarkullon si makina e ministrit dhe nuk guxon njeri njeri ta kontrolloje.

"Këtu kam fotografi të nxjerra nga sistemet e kontrollit kufitar. Vetura me targë AA003GB me datën 5/9 është përdorur nga Emiljano Pirro Habilaj, me datën 18/1 është përdorur nga Moisi Ciko Habilaj, me datën 28/7 është përdorur nga Artan Ciko Halilaj, me datën 12/6 nga Zenebe Brahim Habilaj, me datën 30/10 nga Sajmir bashkim Tahiri, me datën 1/5 nga Fatlinda Urhan Tahiri, me datën 29/1 nga Bashkim Lutfi Tahiri, etj" - pjese e marre nga fjala ime ne Parlament me 08 Shtator 2015.

Pra, kemi nje tentative per mashtrim mesa duket pas frikes nga zbulimi i perdorimit te makines se tij per trafik narkotikesh qe eshte nder rastet e rralla ne bote qe ministri i brendeshem te perdore makinen private te tij dhe skafin e tij per trafiqe. Por ne perpjekje per te vene vetulla per tu mbrojtur Sajmir Shullazi nxorri syte kur deklaroi me gojen e tij se ai shperfill vendimet e Gjykatave, por edhe Ligjet e vendit. Dhe te mendosh qe ky njeri del e thote se ka diplome juridiku!!! Diploma e tij eshte krimi dhe droga! sb

foto 1

foto 2

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë