Përmes rrjetit social “Facebook” Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën në përballjen me atë që ai e quan “klikën Rama-Meta dhe kriminelet, trafikantet, vrasësit, dhe përdhunuesit e tyre në Parlament”.
Sipas Berishës Rama urdhëroi sulmin fizik, për herë të dytë në pak javë të deputetit Gent Strazimiri vetëm e vetëm se ai denoncoi praninë e tyre ne Parlament.
“Ne Parlamentin e krimineleve, përdhunuesve, trafikanteve, vrasësve nuk ka më vend për opozitën dhe fjalën e lirë të saj.”- shkruan Berisha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)