Berisha përuron By Pass-in e Fierit
dhe Kthesën e Qarrit-Poro-Bregdet

Berisha përuron By Pass-in e Fierit<br />dhe Kthesën e Qarrit-Poro-Bregdet
LEVAN (FIER) - Është përuruar sot fillimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Qarrit – Bishan – Poro – Bregdet në Fier dhe By Pass-i i Fierit, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. 

Rruga ka një gjatësi 10.4 kilometra, gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 190 milionë lekë. Kjo rrugë është finacim i qeverisë shqiptare dhe bankave BERZH dhe BEI dhe do të bëjë përfitues mbi 20 mijë banorë të fshatrave të komunës Levan, por edhe të Fierit. Ajo do të lidhë qendrën e komunës dhe bregdetin e Bish Poros, me një infrastrukturë të re dhe bashkëkohore.
 
Levani është tashmë një nyjë e rëndësishme trafiku, ku ndërthuren autostrada Levan – Vlorë, Levan – Tepelenë dhe tashmë edhe bregdeti i Bish Poros. Në Levan janë ndërtuar edhe rrugët, që e lidhin me Frakullën dhe Peshtanin e vogël, si dhe u asfaltua rruga që lidh me Fierin.

Kryeministri Berisha 10 minuta më vonë ka inaguruar edhe fillimin e punimeve për by-pass e Fierit, vlera e prokuruar e të cilit është 39.87 milionë euro. "Serenissima S.p.A" është shpallur fituese nga procesi i prokurimit, me oferten më të ulët dhe është një nga kompanitë më të mëdha në tregun Italian.

Projekti i tipit autostrade interurbane  midis qytetit te Fierit dhe Levanit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem nga Lushnje ne Vlore. Aksi rrugor do te kaloje ne perendim te Fierit, midis qytetit dhe vijes se bregut, duke perfshire ne pjesen me te madhe nje fushe qe kultivohet e vaditet ne menyre intensive.

Ai përshkon lumin e Semanit, një rrjedhje e rendesishme uji, i cili bashkohet me lumin Gjanica dhe nje numer te madh kanalesh vaditjeje dhe kullimi sikurse edhe me shume struktura te vogla hidraulike dhe kullimi.

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në lumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë të Pojanit.

BERISHA: DATA 16 QERSHOR, E SHËNUAR PËR RRUGËT
Në përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berishak, i mbërritur aty pas përurimit katër orë më parë të tunelit të Kërrabës. Pasi ka zbritur nga makina - i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi - Berisha ka takuar punëtorët rrugorë dhe më pas ka thënë:

“Kryetari i komunës ku është? E vërteta është se ai është interesuar për rrugën, por sot nuk e ka lënë kryetari të dalë. Njeriu i autobusit do mbetet në autobus’, tha Berisha pasi takoi puntorët rrugorë.

"Data 16 qershor do mbetet si datë e shënuar për infrastrukturën moderne të vendit. Po inagurojmë veprën e madhe, by-passin e Fierit, nyjë strategjike për vendin, që lidh nyjen nevraligjike, Fierin, Vlorën, Milot, Vlorë dhe së shpejti Shkodër- Vlorë",tha Berisha.
 
"Janë dhënë 700 milionë euro në qarkun e Fierit, 720 milionë në qarkun e Vlorës, dmth 1,4 miliardë euro për infrastrukturën rrugore. Janë asfaltuar, ndërtuar e rindërtuar rrugë të të gjitha kategorive, qindra e qindra shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellësa, kanalizime, janë financuar mijëra fermerë. Në energji në Fier dhe Vlorë janë dhënë mbi 0,5 miliardë euro dhe ky është zhvillim. Në 4 vitet e ardhshme, ritmet e zhvillimit do jenë më të mëdha. Me rrugë të sigurta dhe të shpejta", ka bërë të ditur kryeministri.

BERISHA: RAMA PËRPIQET TË MBJELLË ZHGËNJIM
"Kërkon të mohojë arritjet tuaja, djersën tuaj, anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen e lirë dhe t’i fusë në autobusin mavi ose thesin e Koços. Për Koçon dhe adhuruesin e tij, Edi Ramën, në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë. Nato-ja është natë, BE nuk është as bukë, as ujë, autostrada nuk është ndërtuar, ato nuk ekzistojnë, sepse xhamat e zeza të autobusit mavi nuk lejojnë të shihen këto. Përkundrazi, mohimi i tyre", ka akuzuar Berisha kundërshtarët e tij politikë.
 
"Rama përpiqet të mbjellë kudo zhgënjim, dëshpërim dhe përpiqet të mohojë çdo përpjekje për një jetë më të mirë. Djersa, që derdhni çdo ditë, është gënjeshëtr. E vërtetë ka qenë vetëm Shqipëria e etërve të tij', ka vijuar Berisha.
 
Ai ka theksuarse "këto janë mendjet e Koços, shofer autobusi tani, që e përzutë nga Fieri dhe shkoi në Vlorë. Të bashkohemi me alternativën tonë të infrastrukturës më moderne, të begatimit të biznesve me taksat më të ulëta, të ndërtimit të njësistemi tjetër vaditës, e dinjitetit. Të lëmë Koçon me pasagjerin e tij, Edi Rama në autobus".

Berisha ka thënë se modeli i tij është "modeli i vlerave, i besimit tek njëri-tjetri, tek Zoti, tek familja, tek e ardhmja. Le t’i lëmë ata mjeranë të shpifin, trillojnë nga mëngjesi në darkë. Të vazhdojnë udhën për në banesën e harresës së historisë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë