TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se “ende nuk është marrë asnjë vendim për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri”, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se “Drejtori i Organizatës Botërore të Shkatërrimit të Armëve Kimike, Paul Walker, përgënjeshtron Ramën.

“Paul Ëalker, drejtori i organizatës botërore të shkatërrimit të armëve kimike përgënjeshtron Ramën. Ai deklaron se Edi Rama ka pranuar shkatërrimin e arsenalit kimik Sirian në Shqipëri. Kjo deklaratë dëshmon kështu mashtrimin monstruoz që Edvin Kristaq Rama iu bëri më së fundi qytetarëve shqiptarë. Faleminderit Walker. Ky është Edi Rama, mashtrues aventurier që trajton qytetarët shqiptarë si qenie eksperimentale për t’i mashtruar!!!” - shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetin social "Facebook".

berisha fb per armet

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)