Berisha paralajmëroi protesta, Luçiano Boçi në  ‘Kontrast’: Nuk do presim fundin e verës, në krah të shqiptarëve

Deputeti i 'Rithemelimit', i cili në zgjedhjet e fundit që organizoi Berisha u zgjodh nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se protestat e paralajmëruara nga Berisha vijnë si pasojë e situatës së krijuar. Ai pranoi se PD kërkon që kauzat qytetare t’i kthejë në politike dhe sipas tij për t’i organizuar tubimet nuk duhet të ketë një stinë. Boçi shtoi se protestat nuk do të organizohen për të ruajtur pozicionin e Sali Berishës, por për të përkrahur shqiptarët.

“Kur flasim që ka domosdoshmëri në publik për protesta nuk mund të krijojmë pengesa mujore apo stinore. Pra që jemi në verë dhe po presim vjeshtën apo pranverën. Mjafton të ekzistojnë arsyet që kauzat qytetare të shndërrohen në kauza politike dhe PD të qëndrojë në krye. Ditën e nesërme ka një mbledhje me të gjithë krerët e PD në rrethe dhe të iniciohet një protestë. Mençuria e një partie politike është pikërisht kjo. Në këtë rast nuk kemi një kauzë politike që u ofrohet qytetarëve, por një dëshirë dhe revoltë e tyre që merr tipare politike. Rruga që PD ndoqi më parë duke dorëzuar mandatet nuk është e njëjta me atë që po ndjek zoti Berisha. Sepse zoti Berisha kërkon një aksion direkt dhe përballje politike me situatën. Sot e kërkon koha protestën, nuk e shpiku Berisha për të ruajtur pozicionin e tij.” – tha Boçi.

Në emisionin ‘Kontrast’, Boçi u ndal edhe tek Grupi Parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Luçiano Boçi u shpreh se sot kemi të bëjmë me një grup që nuk ka anëtarë sepse tashmë vullneti është shprehur dhe dihet se cila është Partia Demokratike.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet me LSI-në. Sipas tij, PD është e hapur për zgjerimin e frontit opozitar.

“Zoti Berisha ka tentuar ta ulë rolin e tij pasi perceptohet si një lider shumë i fortë. LSI është e ftuar të bëhet pjesë e frontit opozitar, përfshirë cilindo që e ndjen veten të tillë. Qofshine dhe shoqatat apo militantët. Sepse ai militanti ynë në radhë të parë është qytetar. Pra ta heqim dilemën, a do të dalë zoti Berisha në krye? Jo, ai është aty për të formuar një opozitë të fortë, ballore dhe që krijon besim. Nuk fitohet beteja me deklarata, por me akte dhe veprime” – tha Boçi për Report TV.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Z. Pano: 13/06/2022 19:23

    Po mire ky Boci Luciano,si nuk u thirr nga prokuroria qe rrahu dike dhe u pa nga ne ne TV? Badigardi i tij e mbante dhe ky e godiste me grusht!Si ka ky nder dhe moral te jete deputet apo ne krye te PD pas Sali kriminelit!Kush do t'i afrohet Saliut? Askush ja kane pire lengun Saliut!

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2022 02:25

    Vetem fanatiket e Sales kane per te dale ne protesta dhe ndonje nevojtar i paguar,ose i detyruar.

    Përgjigju
  • Jimmy: 10/06/2022 21:58

    Ty o boce pambuku protesta te mungojn!!nuk duroni dot e keni ne gjak vrasjen dhe plackitjen!!monstra e re e kriminelit berisha! Emrin mos u degjofsha!!mother fucker

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime