Deklaratat e Berishës për Krischbaum, PD: Sulm i ulët! Përbalti një mik të Shqipërisë dhe PD-së

Deklaratat e Berishës për Krischbaum, PD: Sulm i ulët! Përbalti një mik të Shqipërisë dhe PD-së

Kreshnik Çollaku dhe Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike e konsideron të ulët sulmin që Sali Berisha i bëri sot deputetit të CDU/CSU në Bundestag, Krishbaum. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se një mik i shqiptarë u përbalt nga Berisha, i cili shkeli kodet fisnike të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku, tha se sot është sulmuar një mik, fyer e baltosur në mënyrë të mjerueshme dhe të trishtueshme jo nga Edi Rama, por nga ish drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Çollaku nënvizoi se mjerisht sot një kopje e trishtueshme e këtyre akuzave të Ramës, po e dëgjojmë të dalë nga goja e ish-drejtuesit të kësaj partie, një njeriu i cili sikundër shumë të tjerë është dëshmitarë se Gunter Krischbaum është mik i Partisë Demokratike dhe se ka qenë një ndër zërat më të forta në denoncimin e qeverisë së Edi Ramës.

'Gunter Krischbaum është një mik i PD dhe i shqiptarëve. Pikërisht ky mik sot është sulmuar, fyer, baltosur në mënyrë të mjerueshme dhe të trishtueshme jo nga Edi Rama, por nga ish drejtuesi i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha. Mjerisht sot një kopje e trishtueshme të këtyre akuzave të Ramës, e dëgjojmë të dalë nga goja e ish-drejtuesit të kësaj partie, një njeriu i cili sikundër shumë të tjerë është dëshmitarë se Gunter Krischbaum është mik i Partisë Demokratike, ai ka qenë një ndër zërat më të forta në denoncimin e qeverisë së Edi Ramës. Partia Demokratike është krenare që ka një mik si Gunter Krischbaum dhe një aleate si CDU gjermane. Këto sulme, një kopje të Edi Ramës nuk bëjnë, veçse vënë të gjithë demokratët, ulin kokën çdo demokrat, sepse kodet më fisnike të këtij vendi, të demokratëve tanë është mirënjohja dhe mos prerja në besë e mikut.'- tha Çollaku.

Deputeti gjerman Krichbaum, në emër të grupit parlamentar CDU/CSU dha deklarata të forta nga Tirana, kundër Berishës që ka sulmuar drejtësinë që po e heton për ish-klubin Partizani. Ai theksoi se SPAK duhet të mbrohet nga sulmet politike dhe se ka refuzuar të takojë një person me akuza të rënda për korrupsion. 

Pas këtyre deklaratave, Sali Berisha, iu përgjigj se do të hapte një proces gjyqësor ndaj tij. Edhe pse Krichbaum e bëri të qartë se foli në emër të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ku është zëdhënës për çështjet evropiane, Berisha tha se përballjen do të ketë kundër deputetit personalisht, pasi sipas tij po dezinformon shqiptarët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië