Nga foltorja e Kuvendit, ku po zhvillohet një mocion me debat për rritjen e çmimeve, Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo pranverë do të jetë pranvera e protestave.
‘Po bëhet problem jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha”, deklaroi Berisha.
Ndërkohë thirrjes së tij ju përgjigj, Damian Gjiknuri i cili tha se Berisha nxori që është furnitori politik i njerëzve në protesta.
‘Vazhdon me politikën e vdekjes. Nxori që ka qenë furnitori politik i njerëzve në protesta. Kur njerëzit injektohet politikisht, duke mos njohur shkaqet e vërteta të krizës, kjo do të thotë që mos ta duash këtë vend, ti vësh flakën këtij vendi.’- tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rrëzohet projekt rezoluta e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve, nuk votohet as nga deputetë e saj! PS: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës










