Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. Nga televizioni i familjes së tij, Berisha tha se të enjten do të takohet me strukturat e PD në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Bashës i kërkova të jepte dorëheqjen në 2017, por nuk e bëri! Ka tre arsye pse vijoj të jem anëtar i grupit parlamentar të PD! Të enjten takim me anëtarësinë e partisë në Tiranë












