Berisha: Bashës i kërkova të jepte dorëheqjen në 2017, por nuk e bëri! Ka tre arsye pse vijoj të jem anëtar i grupit parlamentar të PD! Të enjten takim me anëtarësinë e partisë në Tiranë

Berisha: Bashës i kërkova të jepte dorëheqjen në 2017, por nuk e bëri! Ka tre arsye pse vijoj të jem anëtar i grupit parlamentar të PD! Të enjten takim me anëtarësinë e partisë në Tiranë

Deri para pak ditësh, Sali Berisha është parë gjithmonë si mbështetës i Lulzim Bashës në publik, por mesa duket ai ka qenë ndër më të pakënaqurit nga mënyra sesi ky i fundi po udhëhiqte PD-në. Mbrëmjen e sotme Berisha kë bërë me dije se në vitin 2017 i kishte kërkuar Bashës të dorëhiqet, por shton se Basha nuk e mori një veprim të tillë. Pakënaqësitë ndaj lidershipit të Bashës, Berisha po i shpreh vetëm pasi ai e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

E ndonëse sot mbeti zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të PD-së, sërish Sali Berisha nuk tërhiqet. Në një intervistë në televizionin e familjes së tij, Berisha rendit 3 arsye pse, sipas tij, ai vijon të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD.

Sipas ish-kreut të të djathtës, ka një ligj që përcakton se kur një deputet nuk është anëtar i forcës së vet politike, ai rendit si arsye të dytë faktin se ka kandiduar në zgjedhje si deputet i PD e jo i pavarur dhe KQZ ja ka lëshuar mandatin si deputet i PD, ndërsa së treti, Berisha thotë se Basha e shpalli vendimin në një deklaratë televizive "duke shkelur çdo nen të statutit të PD".

 “Unë jam anëtar i grupit të PD. Pavarësisht nga burokracia, por ka një ligj, i cili përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i forcës së vet politike. Pse jam anëtar i grupit parlamentar të PD? Sepse unë kam kandiduar për PD dhe jo si i pavarur. Së dyti, KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD. Së treti, zoti Basha ka shpallur një deklaratë televizive, duke dhunuar çdo germë, çdo nen, çdo fjalë të statutit të PD. Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal, por ky mendim është nul nëse nuk votohej minimumi në Këshillin Kombëtar ku duhet miratuar me dy të tretat”, tha Berisha.

Berisha shtoi po ashtu se ditën e enjte do të zhvillojë një takim me PD në Tiranë, për ta shtrirë më pas turin e takimeve me bazën e PD në të gjithë vendin.

Katër ditë më parë, Basha doli me vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të Berishës, pas presionit të SHBA që ai të mos ishte në Kuvend sepse u shpall 'non grata' si minues i demokracisë. Ditën e sotme vendimi i Bashës u zyrtarizua, teksa PD regjistro në Kuvend 44 deputetë si pjesë të grupit të saj parlamentarë. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR, 7 të tjerë janë pjesë e listës së PDIU, që në total bëjnë 58 deputetë. Ndërkohë PD në zgjedhje mori 59 mandate.

Megjithatë, Berisha sërish nuk u dorëzua, teksa i dërgoi Kuvendit një letër ku thuhej se ai është pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një 'luftë' me Bashën duke mos kursyer akuzat e shumta ndaj tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Berisha paralajmëron lëvizje politike në PD: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD të enjten në Tiranë, më pas në gjithë Shqipërinë

 

Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. Nga televizioni i familjes së tij, Berisha tha se të enjten do të takohet me strukturat e PD në Tiranë dhe  më pas në të gjithë Shqipërinë. Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.

 “Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë të enjten dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

Ora 22:01
Pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Berisha i hapur për takim me Bashën: Le të vijë ku të dojë

1631379658_bashaberisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i hapur për të takuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. "Ku të dojë dhe si të dojë' tha Berisha, teksa shtoi se po bën gjithçka që të shpëtojë PD-në

"Për çfarë të takohemi? Unë qëkur ka dalë ky vendim, operoj me elementë të paktë, me një tufë elementësh. Unë nuk kërkoj asgjë. Nuk jam marrë me Departamentin e Shtetit. Jam njeri që në SHBA kam patur fatin të njoh 4 ish-presidentë, disa sekretarë shtetit dhe nuk kam kërkuar asnjë ndihmë. E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantë të PD, ku të dojë si të dojë. Berisha po bën gjithçka që të shpëtojë PD-në që mos ndahet", tha Berisha.

 

Ora 21:31
Berisha: Në 2017 i kërkova Bashës të jepte dorëheqjen, por nuk e bëri! Në 2021 nuk i thash sepse e dija që nuk do e bënte

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha bëri me dije mbrëmjen e sotme se në vitin 2017 i kishte kërkuar Bashës të dorëhiqet, por Basha nuk e ndërmori një veprim të tillë. Berisha tha gjithashtu se nuk ja bëri një kërkesë të tillë edhe në vitin 2021 pasi e dinte që një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Ish-kreu i PD-së tha në televizionin e familjes së tij se Bashë u përpoq t'i jepte eksperiencën e tij, teksa thekson se pas humbjes së zgjedhjeve të fundit "ne tani s’kemi gojë për asgjë"

“Në 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen por nuk e bëri. U fut në votim dhe fitoi. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por kërkova dhe u përpoqa t’i jap eksperiencën që kam patur unë në avokatinë e votës. A kishte bazë Lulzim Basha ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë dhe qëndrimi im ishte mbështetës për të. Pse e bëja unë këtë? Sepse nëse ne arrinim të vinim sanksione ndaj Edi Ramës për patronazhistët, për krimin, ne u thonim shqiptarëve që “ia dolëm”. Por ne tani s’kemi gojë për asgjë. Në vitin 2025 Edi Rama do i shumëzojë këto që bëri tani”, shprehet Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 14/09/2021 13:30

    I mire apo i keq qofte Sali Berisha, akti i Lulzim Bashes eshte tradheti, pabesi. Nje tradhetari , nese e besoni pas nje akti te hapur tradhetie nuk eshte me faji i tij eshte faji i atyre qe e besojne.

    Përgjigju
  • RATABOLE KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/09/2021 06:36

    O Shoku Salhe po hik mor bur se je dhe malsor ku e ke dinjitetin ? Po lëre lyl dylin ta drejtoi partin demokratike se sa më shum të ri ai në atë post aq më shum diskretitohet. E kryesorja partin ja bëre ti dhurat kti ripi me emrin lyl. Partia demokratike nuk vjen kur në pushtet se është parti injorantësh e debilësh.

    Përgjigju
  • Iris: 14/09/2021 01:26

    Pyetje per z.Berisha: Duke gjykuar ne baze te deklaratave qe keni bere ne 2013 pas humbjes zgjedhore,qe hiqnit dore nga drejtimi i PD,ate kerkesen qe i bete Bashes per doreheqje pas humbjes zgjedhore ne 2017,nga cfare pozitash ia keni bere? E keni bere nga pozitat e anetarit te thjeshte,anonim te partise,apo nga pozitat e kryetarit ne hije dhe <<papes>> te cilit te gjithe anetaret duhet t'i puthin unazen e t'i marrin mendim???

    Përgjigju
    • Drin: 14/09/2021 14:54

      Tani pas pilafit del Saliu dhe thote qe ne 2017 i ka kerkuar Bashes te jape doreheqjen. Qesharake, ne ate kohe nuk kemi degjuar nje gje te tille, po te kishte ndodhur do te merrej vesh ne te kater anet e botes. Do ishte e bujshme qe nuk kalohet pa u marre vesh. Apo ja ka thene tek veshi me ze shume te ulet, qe mos ta degjojne te tjeret. Lesh me qime Sali, ty dhe atyre qe te mbeshtesin, nuk je treguar burre qe atehere e tja perplasje publikisht Bashes. Keshtu me qe tani mbetesh te jesh vecse "bure" ik e ha nje cike marmallate. Nga ajo marmallata ler edhe ca per ata qe te ndjekin!

    • eduard: 14/09/2021 06:58

      Ore je budalla ti. eshte sali berisha ky zotnia, nuk eshte dokushdo. ska njeri ne pd qe mos doje sali berishen. le te shpikin nje parti tjeter ku te mblidhen miqt e rames, ortaket ne biznes, pseudo te djathtet me soj e sorrollop po deshen por pd=sali berisha. ta harroje rama basha dhe amerikanet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja