Berisha paralajmëron Ramën: Mos gabo të lëvizësh drejtimin as një milimetër nga rruga europiane! Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as Stambollit

 

Në betejën për të rimarrë drejtimin e PD, Berisha i dha një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të mos lëvizë rrugën drejt BE. Për këtë iu referua intervistës së tij në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs.

Opozita ka bërë kërkesë për mocion për debat në parlament, por Berisha ka hequr firmën pasi konsiderohet si "i vdekur politikisht" nga mazhoranca, e cila nuk pranon asnjë kërkesë që vjen me emrin e tij. Ndër të tjera, në takimin me demokratët në Lezhë, Berisha përmendi se si në gjysmën e dytë të vitit 2021, rikthyen në Shqipëri opozitën e vërtetë dhe nuk ndali sulmet ndaj George Soros dhe ambasadores Yuri Kim. 

“ U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin para zgjedhjeve. Mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit. Shumë shqiptarë menduan se nuk e ka kundër Europës, por për qëllime politike, për ta mposhtur Berishën dhe për të fituar zgjedhjet. Por çfarë ndodhi këto 8 vite, më thoni pak? Cilat janë hapat? Asnjë! Dhe tani del e thotë në Bruksel se, “po nuk na e dhatë, do të shohim drejtimin”.

Drejtimin, po ia themi këtu, mos gabo ta lëvizësh qoftë edhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e Bashkuar, vetëm Bashkimi Europian. Nuk ka drejtim tjetër për ne! Paraardhësit tuaj kanë luajtur me fatet e këtij populli, me identitetin e tij, me dinjitetin e tij, por ti kurrë nuk do të mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat në vokacionin e tij Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Berisha në Lezhë, vijon sulmet për Yuri Kim dhe Sorosin: Kërkonin të mos kishte opozitë në Shqipëri! Rama të mos gabojë që të lëvizë rrugën tonë drejt BE


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja