TIRANE- Kryeministri Sali Berisha thotë se mazhoranca meriton një mandat të tretë qeverisës për të shndërruar Shqipërinë. Në një takim që zhvilloi sot paradite me të rinjtë e bashkisë së Sukthit, të cilët iu bashkuan Forumit Rinor të PD-së. (FRPD),

Berisha u kërkoi të rinjve që të angazhohen në fushatë zgjedhore për të bindur votuesit të zgjedhin PD, pasi pavarësisht gabimeve dhe të metave, PD ka mbajtur premtimet.

“Ne po ecim drejt zgjedhjeve të mandatit te tretë. Edhe ju anëtare e mbështetës shkoni në çdo derë, trokisni në cdo zemër me ballin lart, sepse pavarësisht nga veshtirësitë, te meta gabimet qe kemi bërë, ne kemi mbajt fjalen tonë, kemi mbajt premtimet tona. “- tha Berisha.

Kryeministri Berisha i shpërndau disa prej anëtarëve më të rinj të Partisë Demokratike karta anëtarsimi dhe shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për vendimin që të rinjtë e Sukthit kanë marrë për tu anëtarësuar dhe për tu bërë veprimtarë politik të Partisë Demokratike, e cila - sic tha kryeministri -u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, si parti e vlerave më të arrira njerëzore dhe hyjnore të njeriut.
(sg/shqiptarja.com)