TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka mëshuar sërish sot idesë së bashkimit kombëtar.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke iu referuar festimeve në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri tha se kombi shqiptar ka qenë më i bashkuar se kurrë.
“Takimi vjen pas një feste, të cilën shqiptarët me entuziazmin dhe dashurinë për flamurin e ngritën atë në lartësitë më të mëdha. Kurrë në histori kombi shqiptar nuk është ndjerë më i bashkuar se në këto kremtime”, -tha kryeministri Berisha.
Sipas shefit të qeverisë, projekti i ardhshëm do të jetë ai i bashkimit me njëri-tjetrin drejt Evropës. Sipas Kryeministrit, ky projekt është ai që u hartua “në mënyrën më gjeniale nga Sami Frashëri dhe shkon duke u bërë gjithnjë e më shumë në realitet.”
“Garantoj se projekti i ardhshëm do të jetë të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi në Evropë. Ky projekt do të konsolidojë më tej paqen, stabilitetin, jo vetëm për shqiptarët, por në tërësi në Ballkan”, -u shpreh Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit, duke e cilësuar një projekt të madh dhe të rëndësishëm.
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT ME 27 NENTOR NE VLORE
Për herë të parë mbi idenë e bashkimit kombëtar, Kryeministri është shprehur në Vlorë më 27 nëntor në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë, ku në deklaratën e tij përmendi Shqipërinë nga Preveza në Preshevë.
“Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”, u shpreh Berisha në Vlorë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Le Figaro: Berisha në kufijtë e Shqipërisë së madhe