Berisha për Ramën: Përpiqet të mbijetojë! Ne do jemi në këmbë, do përballemi me të! Bashkë me suitën e tij rrezaton urrejtje ndaj shqiptarëve

Berisha për Ramën: Përpiqet të mbijetojë! Ne do jemi në këmbë, do përballemi me të! Bashkë me suitën e tij rrezaton urrejtje ndaj shqiptarëve

Sali Berisha në takim me strukturat drejtuese

Sali Berisha vijon me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilëson ‘kufomë politike’ që duhet rrëzuar nga pushteti. Gjatë një takimi me strukturat drejtuese në degët 2 dhe 5 në Tiranë, Berisha theksoi sërish se janë në revolucion paqësor ndërsa shtoi se këto lëvizje që i konsideron të fuqishme nuk do të ndalen derisa të largojnë Edi Ramën.

“Ne sot jemi në një revolucion demokratik paqësor. Jemi në një revolucion se asnjë njeri nuk mund të na thotë ne, një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad, që kundërmon në Shqipëri, rajon dhe mbarë botën.

Ndaj dhe ne jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore, e cila do të vazhdojë deri në ditën e përmbysjes së këtij despoti, e këtij krim-ministri i cili nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë kufizim, asnjë normë, kur vjen puna për pushtetin e tij, për pasurimin e tij, kur vjen puna për të goditur kundërshtarët dhe vlerat e demokracisë”, tha Berisha.

Berisha vijon me thirrjen e tij që qytetarët të mos mungojnë në protestën e 3 marsit duke thënë se është ditë vendimtare.

“Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, nga data 3 mars, ora 12:00 të bëjmë gjithçka për pjesëmarrjen më të madhe që ka njohur ndonjëherë bulevardi dhe Tirana. Unë e di se jeni angazhuar dhe keni bërë punë shumë të mirë, por mos harroni se dita e fundit është vendimtare, është dita që ju me përkushtimin tuaj, do të elektrizoni mbarë Tiranën dhe qytetarët e Tiranës, çdo qytetar i Tiranës duhet ta ketë të qartë se kjo nuk është një lëvizje për PD-në, por është një lëvizje për çdo shqiptar”, tha Berisha.

Ndër të tjera nuk kursen ironinë duke thënë se Edi Rama ka suitën e tij me të cilën rrezaton urrejtje ndaj shqiptarëve.

"Atëherë ne do të jemi në këmbë, do të përballemi me të, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti. Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh të cilët nëse ju i vëreni, i studioni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptarë në çdo akt, veprim dhe vendim", tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga