TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas termit racist që ka përdorur kryeministri Berisha sot gjatë një takimi elektoral me gratë në Elbasan.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha përmendi termin ‘raca negro’ për të konkretizuar një shembull në garën presidenciale në SHBA mes Hilary Clinton dhe një kongresmeneje me ngjyrë.
“Dua të rikujtoj një moment këtu para jush, kur ish-sekretarja e shtetit Hilary Clinton po garonte për presidente të SHBA, një kongresmene që i përkiste racës negro e cila kishte fituar garën. Ishte e para kongresmene përfaqësuese e kësaj race në Kongresin Amerikan. Cfarë tha? Hilari do ta ketë më të vështirë, më të pakapërcyeshëm seksizmin sesa racizmin që pata unë" tha Berisha.
Kryeministri e kaloi këtë situatë me një batutë, por për liderin socialist kjo përbënte më shumë një shprehje raciste sesa një humor nga ana e tij. Ky fjalor i përdorur nga Berisha e detyroi Ramën të reagonte menjëherë:
“Mësojani që nuk thuhet kurrë ‘rraca negro’, është raciste. Shyqyr që nuk e dëgjon askush në Amerikë”, u shpreh Rama në Twitter.
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mesojani qe nuk thuhet kurre "raca negro",eshte raciste! Shyqyr qe s'e degjon askush ne Amerike me thote Endri Fuga :-)
— Edi Rama (@ediramaal) April 29, 2013
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

Berisha: PS-LSI serbët ndërmjetësues