Neni 55 dënonte për agjitacion e propagandë të gjithë armiqtë e klasës. Agjitacion e propagandë quhej cdo tentativë, qoftë edhe me anë të fjalës, që cënonte apo synonte të minimizonte pushtetin e “popullit”. Se kush përfaqësonte popullin, këta ish sekretarët si puna e Berishës e dinin më mirë atëherë e po mundohen ta përdorin edhe sot.
Për ne, si vend i vogël, post diktatorial, shoqëruar edhe me një mori specifikash historike e gjeopolitike të trashëguara që nga Bizanti i errët deri tek ballkani ngatërrestar, kalimi nga censura e diktaturës në vetëkontroll qytetar ka qenë i mbushur me trauma. Deri diku mund të quhet edhe normale, sepse për të kaluar nga një mënyrë të menduari e vepruari kryesisht instiktive në atë racionale do kohën e vet. Në demokraci kontrolli është eskluzivitet i arsyes,që garanton hartimin, zbatimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku më themelorja është e drejta që gëzon gjithsecili për të menduar dhe shprehur i lirë, ndërsa në diktaturë censura bazohet vetëm në instiktin e frikës, që nxitet dhe kontrollohet nga një person apo kastë e vogël njerëzish kundrejt një komuniteti më të madh, në kushtet e mohimit të disa apo shumicës së drejtave dhe lirive themelore. Shumë i përafërt me mentalitetin dhe teknikat që përdor një pengmarrës. Ai arrin të kontrollojë pengjet e veta përmes frikës që ata ndjejnë në kushtet e mohimit të lirise dhe se drejtës tyre për tu larguar. Sigurisht që për cdo pengmarrës, pengu më komod do ishte ai përsëritës, me nivel intelektual nën mesataren, që s’bën pyetje, s’ka pretendime dhe e di se si duhet të sillet. Sa njerëz me nivel intelektual nën mesataren mund të gjesh kudo e aq më tepër në vende të varfëra, post diktatoriale si Shqipëria? Tani imagjinojini pak këta individë përballë një pengmarrësi serial si Berisha që për 30vjet i ka shërbyer një kaste pengmarrësish më të mëdhenj se ai dhe për 20 e kusur vjet tjera ka qenë një nga protagonistët kryesor vetë. Unë mendoj se sot për sot, Berisha është pengmarrësi më profesionist në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka prishur punë gjithmon Berishës është mungesa e një neni të përshtatshëm për të legjitimuar dhunën, që ta vërviste mbi kokat e njerëzve herë si e drejtë e herë si mohim i të drejtës, tamam sic bënte dikur diktatura me nenin 55,që për syleshët ishte mbrojtje e “pushtetit popullor”, ndërsa për tjerët kërcënim për t’i mbajtur nën tutelë. Mungesa e këtij neni, e ka bërë Berishën gjithnjë e më vulnerabël, sa sot e shprehin në mimikat e tyre edhe ato pak veta që duket sikur i mbajnë ison. Jam e bindur që përbrenda presin me padurim o të tërhiqet Berisha o bota ta lërë këtë punën e drejtësisë ose mazhoranca të dorëzohet se vet s’kanë me nder… t’i shkojnë deri në fund. Boll po mundohen ta vërvisin nenin 88 si nenin 55 por e shohin që s’arrijnë asgjëkundi. Me qartësinë e dritës diellit që është shprehur neni 88, s’ka shanse të përdoret si formë presioni nga një manipulator, se në fund do ngelin vetëm syleshët ta besojnë. Neni 88 thotë “nëse nuk arrihet konsensusi me 94 vota, partitë politike mund të zgjedhin një sistem tjetër konsesusi sikurse janë vendet e rezervuara në zgjedhjen e organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë”, pra nëse mazhoranca s’do pranonte shumicën cilësuese prej 94 votash ku vota e opozitës është vendimtare për të zgjedhur organet e drejtësisë, atëherë partitë politike do mund të zgjidhnin pacavurizimin e ri të sistemit te drejtësisë. Ky është motivi pse z.Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin rrinë krejt të qetë përball presionit fals të Berishës dhe s’kanë ndërmend ta ndjekin në ritmin e paranojave të një të sëmuri që e shikon botën përcart. Ata po presin datën 21, të bindur po aq sa edhe kryeministri Edi Rama për të mos bërë asnjë lëshim në dëm të rëformës.
Pse në dëm të reformës?
Dhe këtë e kam kryesisht për ata që mendojnë realisht se po të aplikohej vetëm pjesa nënrenditëse e nenit 88 arrihet një standart në drejtim të bashkëpunimit pozitë -opozitë. E para s’është ky qëllimi i reformës në drejtësi e dyta alternativa è kapjes së vendeve të rezervuara në organet drejtuese të sistemit të drejtësisë nga partitë politike, pra ajo që propozon Berisha, eshtë shumë më pak avantazhuese për pavarësinë e sistemit të drejtësisë se sa alternativa e zgjedhjes së tyre me votim në parlament ku lipset shumica e cilësuar, pra që të bien dakord 94 deputeë të mazhorancës e opozitës dhe që është rekomanduar si parësore nga neni 88, është rënë dakord që në fillim mes mazhorancës e opozitës dhe që po mbështetet me vendosmëri nga ndërkombëtarët.
Fatkeqësisht ajo cfarë praktika s’na ka dhënë kurrë ne si shqiptarë është qartësine për të kuptuar sovranitetin e votës. Ne kemi kaluar nga pushteti i centralizuar tek pushteti i hiseve, ku kompromisi nuk shihet si një mjet që përbashkon interesa të ndryshme për një përfitim më të madh në shërbim të së mirës së përbashkët, por si një ndarje hisesh në shërbim të interesave të grupeve e klaneve që mundohen të shqyejnë me rradhë sa më shumë duke zvogëluar të mirën e përbashkët. Kjo formë qorre e të paralelizuarit me demokracinë, ka infektuar edhe shumë që e mbajnë vehten për intelektualë, kë për interesa personale e kë për mungesë analize.
Unë personalisht zgjedh te besoj nenin 88 te cituar nga Komisioni i Venecias dhe jo versionin e përcudur të Berishës, sepse unë dua që palët të bien dakord aty në parlament, para syve tanë dhe gjithë botës, kur të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të drejtësise, me 94 vota të detyrueshme, me shumë debate e përplasje, por që në fund shërbejnë për të garantuar një proces transparent, aspak në interes personal të njërit e tjetrit, por në interes të gjithë shqiptarëve. Unë nuk dua që të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të ri të drejtësisë duke i propozuar birash e skutash, duke i ndarë me njëri – tjetrin dhe duke na i servirur si xhelatët e ri të rendit të drejtësisë që e gjeten dhe do gjejnë gjuhën e përbashkët sa herë të jetë nevoja për të mbyllur zullumet e pushtetarëve dhe për kompensim, tu bien fort në qafë qytetarëve, sic kanë bërë deri më sot duke na kujtuar shumë shpesh nenin 55. GAZETA TEMA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com