Berisha: Politikani duhet të
pranojë rezultatin e zgjedhjeve

TIRANE - Kryeministri Berisha priti Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Robert de Groot që e risiguroi kryeministrin se Mbretëria e Vendeve të Ulëta do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, në kuadër të projekteve dypalëshe por dhe në përpjekjet për të ecur me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të bëjë çdo përpjekje për të realizuar sa më parë këtë projekt madhor kombëtar, integrimin në BE, si e ardhmja më e mirë dhe me e sigurt për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kryeministri Berisha e njohu zotin Robert de Groot me arritjet e rëndësishme për sa i përket përmirësimit dhe përditësimit të kuadrit ligjor zgjedhor, ku janë adresuar të gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe amendimet e reja bazuar tërësisht në propozimet e opozitës.

Duke theksuar rëndësinë e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve Kryeministri Berisha nënvizoi se elementi thelbësor i çdo politikani është dhe mbetet pranimi i verdiktit të qytetarëve, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve demokratike.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptaja.com (print) 26.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë