TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste i kujton kryeministrit Berisha se po shkel çdo normë komunikimi dhe të drejtën më elementare të të miturit duke bërë deklarata politike kundër opozitës para fëmijëve të shkollës. Sipas Ramës opozita kërkon atë që ka fituar me të drejtë dhe me ligj, në qarkun e Fierit, dhe nuk po kërkon pazare siç pretendon Berisha.

“Ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të gjykatës së shkallës së parë, 4 vendimet e Apelit dhe 2 vendimet e gjykatës së Lartë, të gjitha në favor të PS-së për qarkun e Fierit. ...Nuk është kusht as pazar siç rënkon Sali Berisha përpara kalamajve të shkollave 9 vjeçare. Po shkel cdo normë komunikimi njerëzor dhe të drejtën elementare që kanë të miturit. Është vetëm kërkesa më legjitime e cila ndalohet forcërisht nga qeveria të ushtrojë mandatin e marrë nga populli e të njohur nga gjykatat”- tha Rama si përgjigje ndaj kryeministrit Sali Berisha i cili e akuzon se për të marrë këtë qark kërkon pazare politike.

 Nga selia rozë, sot në mesditë kryetari i PS-së deklaroi se PS nuk do të votojë pr/ligjin për Gykatën e Lartë nëse nuk do të zbatohet vendimi i kësaj gjykate për qarkun e Fierit.

“Nëse ka një shqiptar që është përgjegjës për kthimin e procesit të integrimit në një proces të lodhshëm të mbushur me mediokritet është Sali Berisha. Ky kryeministër i pakicës për të vjedhur cdo ditë Shqipërinë është përgjegjës për katandisjen e procesit të integrimit në një proces burokratik dhe Fieri është shembulli më flagrant i ndarjes me thikë mes ligjeve që miratojmë për integrimin dhe realitetin e Shqipërisë.. Ja pse ne nuk do të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë, nëse vendimi i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga qeveria, kjo do të ishte nëpërkëmbje dhe shpërfillje e vullnetit të votuesve

SKANDALI ME REKLAMAT, RAMA: PROKURORIA TE VEPROJE, NE E KUFIZUAM IMUNITETIN

Partia Socialiste i kërkon kryeprokurorisë të hetojë abuzimet e Ministrit të Transporteve Sokol Olldashi për financimin e gazetës "Rilindja  Demokratike", organ i Partisë Demokratike me 500 mijë dollarë nga buxheti i shtetit dhe 200 mijë dollarë për të financuar Tv Klanin, në pronë të Aleksandër Frangat. Si dhe të shtrijnë hetimin për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të parave të shtetit dhe në institucione të tjera.

“Tani që kemi votuar kufizimin e imunitetit, falë atij konsensusi, prokuroria nuk mund të mos veprojë. Ministria përmes buxhetit ka financuar partinë në pushtet për të financuar propagandën partiake dhe sulmin daj opozitës. Në asnjë shtet ky skandal që do të përbënte precedent nuk do kalonte pa u hetuar. Është një bombë që ka hedhur në erë shtetin. Ka futur duart në buxhetin e shtetit për partinë në pushtet.”- deklaroi sot në mesditë në një prononcim nga selia rozë, kryetari i PS-së Edi Rama.

Ai shtoi se skandali i financimit të burimeve të propagandës ka përfshirë "edhe agjenci e ndërmarrje shtetërore" dhe i bëri thirrje institucioneve të lejojnë deputetët PS të marrin dokumentet që kërkojnë.

“Grupi ynë i punës për transparence, informon se është ende e pazbuluar sesi një pjesë e konsiderueshme parash publike janë shfrytëzuar për tribuna mediatike të pushtetit. Edhe agjenci e ndërmarrje shtetërore janë përfshirë në këtë abuzim për të ushqyer me para mediat e lidhura me intersat politke.”- tha Rama duke përmendur "Albpetrol"

Rama u kërkoi drejtuesve të institucionit të mos refuzojnë kërkesat e deputetëve për të marrë dokumentet e tyre skandaloze. “Mund t’i fshehin edhe për 9 muaj por nuk mund ti fshehni pas zgjedhjeve. Psa 9 muajsh do të mbyllet kapitulli i turpshëm për llogari të partive në pushtet duke ndërmarrë një draft. Nëse PD nuk do të pranojë draftin ne do ta kalojmë në parlamnet pa zgjedhjeve kur do marrim shumicën parlamentare”
(sg/shqiptarja.com)