Berisha e akuzoi si porositës të vrasjeve në Elbasan! Balla: Masa disiplinore për ata që marrin peng Foltoren! Të vijojmë diskutimin për përmbytjet

Berisha e akuzoi si porositës të vrasjeve në Elbasan! Balla: Masa disiplinore për ata që marrin peng Foltoren! Të vijojmë diskutimin për përmbytjet

1669282345_page.jpg

Akuzave të Sali Berishës se është porositës i vrasjeve në Elbasan, Taulant Balla ka zgjedhur të mos i përgjigjet. Teksa Berisha dhe deputetët e Rithemelimit bllokuan Foltoren e Kuvendit dhe u futën LIVE në Facebook, Balla tha se duhet të aplikohen masa disiplinore dhe kërkon që të vijohet me rendin e ditës për të diskutuar përmbytjet.

“Konferenca e Kryetarëve vendos kohën e debatit. Në Konferencë është përcaktuar 6 orë debat dhe pse ka pasur propozime që të ishte 4 orë. Kërkoj të procedojmë me kërkesën për interpelancë. Kërkesa e uzurpuesit të Foltores është hedhur. Këtyre i ka mbetur mendja te Foltorja. Çdo deputet që merr peng Foltoren ka masa disiplinore që duhet të aplikohen pa asnjë lloj diference. Të kalohet tek një cështje sepse ky zotëria duhet të dëgjojë fare mirë se si ka reaguar qeveria ndaj përmbytjeve kur 12 vite më parë e la popullin e Shkodrës me plot 2700 banesa të përmbytura”, tha Balla.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro

CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro