Berisha pranon se Gërdeci ishte
krim shtetëror: Ndodhi pa dashje

Berisha pranon se Gërdeci ishte<br />krim shtetëror: Ndodhi pa dashje
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ngjarja e Gërdecit ishte një krim i mirëfilltë shtetëror. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se kompania që bënte demontimin e armëve, mbikëqyrej nga një kompani shtetërore dhe këtu direkt përgjegjësia për ngjarjen e rëndë bie mbi shtetin.  

Por, Berisha sqaroi se ajo ndodhi pa dashje, ndërsa theksoi se shteti bëri gjithçka për të kompensuar dëmet e shkaktuara, përveç humbjeve të jetëve njerëzore.  

"Ja u them këtu unë juve, se edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje njerëzore. Shkoni shihni Vorën si është reabilituar. Qeveria ime bëri gjithçka për t’i kompensuar, por të vrarët nuk i kompenson dot. Por ama ne jemi njerëz që duhet të tregojmë integritet. Ajo kompani mbikëqyrej nga një kompani shtetërore. Që këtu, është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje natyrisht. Ai ishte një aksident kjo ska diskutim. Kjo që po them do të thotë që shteti u jep familjeve dëmshpërblimin. Ky është shteti i qytetëruar. Qytetarët pësojnë çdo ditë edhe funde tragjike nga një aksident, por ato që janë të lidhura me shtetin, shteti mban qëndrim.
Edhe ai që vdes në qeli, nëse vdes për faj të shtetit është vrasje shtetërore. Dhe ndërgjegja pastrohet vetëm duke i trajtuar si vrasje shtetërore por jo duke shkuar si horra
"u shpreh Berisha.

Berisha kërkoi hetim të thellë për vrasjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, duke theksuar se edhe ajo që ndodhi atje është po ashtu një krim shtetëror, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po hesht ndaj këtij krimi. 

"Edi Rama çdo ngjarje, çdo krim që i pasqyrohet atij, ai adapton qëndrim armiqësor. Ai nuk ka shqipëruar deri më sot fjalën e atij djali. Heshtja ndaj një krimi shtetëror e bën më të shëmtuar veprën tuaj, e praninë tonë këtu të rëndë", tha Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit